E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcahet qeveria e Kameron, të zhgënjyer me samitin e BE

BRITANI- Kanë nisur përçarjet e para në qeverinë e Devid Kameron, dy ditë pas vetos së Britanisë së Madhe ndaj paktit të Bashkimit Europian. Lideri i liberal demokratëve britanikë, Nik Kleg, i cili është njëkohësisht zëvendës kryeministër në qeverinë e Kameron, është shprehur shumë i zhgënjyer nga rezultatet e samitit të liderëve të BE-së.

“Britania e Madhe rrezikon të izolohet dhe margjinalizohet nga Bashkimi Europian pas vendimit të kryeministrit Kameron për të vënë veton ndaj paktit të propozuar nga Parisi dhe Berlini, për një disiplinë më të madhe politike në bilancin e përbashkët”-ka deklaruar Kleg, cituar nga e përditshmja “The Guardian”.

Sipas tij një Britani e Madhe jashtë Europës do të konsiderohej e pa rëndësishme nga “ashingtoni. Por, zëvendëskryeministri është shprehur kundër një referendumi popullor për këtë çështje, duke theksuar nga ana tjetër se Londra duhet “të rilidhë fijet me Europën”.

Përveç Kleg, edhe dy ministra të tjerë brenda qeverisë së Kameron kanë konfirmuar se vendi ndodhet në një pozicion të keq.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›