Francë, Dominik de Villepe do kandidojë për president
FRANCË- Ish kryeministri francez dhe politikani konservator Dominik de Villepe ka njoftuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet e 2012-ës.
Rivali i hershëm i presidentit aktual Nikola Sarkozi e bëri njoftimin e tij përmes televizionit francez. Sondazhet e fundit të opinionit publik sygjerojnë se de Villepin do të ketë pak shanse të fitojë zgjedhjet; por korrespondentët thonë se ai mund të thithë megjithatë vota të rëndësishme për Sarkozi në raundin e parë.
Vetë kreu i Elizeut, Nikola Sarkozi nuk ka shpallur ende zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, megjithëse pritet ta bëjë këtë shumë shpejt.
Ndërkohë opozita socialiste franceze ka zgjedhur tashmë Fransua Hollande si kandidatin e tyre për president.
(el.me/news24/BalkanWeb)