E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percarja franko-gjermane bursat ne renie


Bursat botërore kanë rënë gjatë ditës nga frika se liderat e vendeve të Eurozonës nuk janë të bashkuar në planin që duhet të shpëtojë ekonominë e përbashkët nga futja në krizë.

Pas një takimi me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, në Frankfurt, Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u raportua të thonte se të dy vendet kanë qëndrime diametralisht të kundërta për rrugën që duhet ndjekur në zgjidhjen e krizës.

Si rrjedhojë, bursa londineze, “FTSE”, pësoi një rënie prej 1,4%, ndërsa tregjet franko-gjermane gjithashtu regjistruan zhvlerësim. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i bëri thirrje dy superfuqive të Eurozonës që të gjejnë një marrëveshje të përbashkët.

Kriza FinanciareKriza, Barroso: Samiti i së dielës, jetik Moody’s zhvlerëson Spanjën Kina mund të zgjidhë krizën globale Më parë gjatë ditës, edhe bursat aziatike, “Hang Seng” i Hong Kongut dhe “Kospi” i Koresë së Jugut, e mbyllën ditën me humbje prej 1,8 dhe 2,7%, përkatësisht.

Duket se ndërsa Gjermania është pro idesë së faljes së një pjesë të borxheve për Greqinë dhe vendet e të tjera të zhytura në probleme financiare, Parisi zyrtar e kundërshton me vendosmëri këtë ide, me argumentin se bankat franceze janë më të zbuluara përballë një krize dhe se falja e borxheve do t’i zhyste ato në vështirësi të mëdha.

Një samit i liderave të Eurozonës do të mbahet ditën e dielë dhe në të ishte paralajmëruar se do të gjendej një zgjidhje, por Berlini ka theksuar se nuk është e thënë që kjo të ndodhë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Gjermani, ngadalësohet rritja ekonomike në 2012-n
Gjermania ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike gjatë 2012-s, pasi parashikimet për vëllimin e eksporteve u korrigjuan në një shifër më të ulët. Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
Një raport i ri i Bankës Botërore, ku merret në shqyrtim situata në 183 vende e përkeqëson pozicionin e Shqipërisë, në renditjen e këtij institucioni, përsa i takon lehtësirave të të bërit biznes. Ligji, regjistrimi i pronave
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, i cili detyron zyrën e regjistrimit që të dëmshpërblejë financiarisht bizneset ose individët në rast se lëshon vërtetime të rreme pronësie. Shtrëngohet kredidhënia
Marrja e një kredie në bankë është bërë edhe më e vështirë në tremujorin e tretë. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se bankat private kanë shtrënguar kredidhënien për shkak se perceptojnë një rrezik të rritur në ekonomi. Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.


Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Topi: Vizion i ri në politikë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›