E Diel, 1 Nëntor 2026

Përçarja humbi praninë politike shqiptare në disa komuna

Përçarja e partive shqiptare bëri që ato të humbasin përfaqësimin në disa komuna ku shqiptarët janë pakicë.

Manastiri, Velesi, Krusheva dhe disa komuna tjera kanë ngelur pa asnjë këshilltarë komunal shqiptarë, pasi që partitë shqiptare konkurruan me lista të veçanta, sidomos BDI dhe PDSH.

Në Manastir edhe përkundër një koalicioni mes BDI-RDK – DR, megjithatë nuk u arrit fitorja e asnjë këshilltari komunal, shkruan Ina.

Në komunën e Ohrit është fituar vetëm një këshilltarë komunal nga radhët e shqiptarëve, edhe ate një kandidat i pavarur që ka sfiduar partitë politike BDI dhe PDSH dhe që ka marrë gati shumicën e votave të elektoratit shqiptarë në këtë komunë.

Në disa komuna tjera është humbur roli dhe fuqizimi i spektrit politik shqiptar me këshilltarë komunal në qeverisjet lokale. Kjo përçarje dhe ndarje e votave u reflektua edhe në Qytetin e Shkupit, Kumanovë, Gazi Babë, Zelenikovë, Sopishtë, mungesa e mobilizimit në Mavrovë dhe Rostushë, komunën Qendër e Zhupës dhe komuna tjera më të vogla.

Në komunën e Kumanovës nga 7 këshilltarë të fituar, partitë shqiptare me një listë të përbashkët mund të arrinin fitoren e rreth 11 këshilltarëve, duke analizuar numrin e madh të votuesve shqiptarë në këtë komunën në ditën e zgjedhjeve më 24 mars.

Mungesa e unifikimit të votës shqiptare për listat e këshilltarëve ka ndikuar edhe në numrin e këshilltarëve shqiptarë në komunën e Strugës. Në këtë komunë bartëse me numrin më të madh të këshilltarëve është lista e përbashkët VMRO-DPMNE dhe LSDM, ndërsa shqiptarët me dy lista të ndara megjithatë përbëjnë shumicën e këshilltarëve komunal. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›