E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me thika, një i plagosur rëndë

Një sherr i nisur mes disa personave ka përfunduar me një të therrur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:33 në rrugën “Tahir Pajaziti” në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Emshir. 

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar 4 persona pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe therrur një person të moshës 50 vjeç.

Njesitet policore kanë kanë konfiskuar një thikë, për të cilën dyshohet se është përdorur në këtë përleshje.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërkaq të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›