E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të martës në Gjirokastër ku si pasojë ka gjetur vdekjen 47 vjecari Faslli Veizi, banues në këtë qytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë përballë fshatit Jorgucat. 

GJIROKASTER- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të martës në Gjirokastër ku si pasojë ka gjetur vdekjen 47 vjecari Faslli Veizi, banues në këtë qytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë përballë fshatit Jorgucat, ku automjeti tip Golf me targa gjermane me drejtues shtetasin grek Kozma Portulidhi, ka përplasur 47 vjecarin Veizi, i cili po tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës ku si pasojë e goditjeve të rënda ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i automjetit po udhëtonte për në drejtim të Greqisë.
Burimet policore nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se shkak për këtë aksident ishte pakujdesia nga ana e kalimtarit si dhe mungesa e ndricimit në këtë pjesë të rrugës nacionale. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›