E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet arkitekti Enver Faja


U zhvilluan homazhet e lamtumirës në Galerinë Kombëtare të Arteve pas ndarjen nga jeta në moshën 77-vjeçare të gjeniut të arkitekturës dhe urbanistikës shqiptare Enver Faja.

Në karrierën e gjatë dhe të suksesshme mbi 50-vjeçare ai qe autori i shumë prej objekteve më të njohura si ndërtesa e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Muzeu Historik kombëtar si dhe masterplani i Qytetit Studenti.

Enver Faja ka patur edhe një karrierë diplomatike: ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Poloni gjatë viteve 1992-1996.

“Faja është një nga figurat kryesore të arkitekturës shqiptare. Kur të studiohet vepra e tij nga brezat e ardhshëm do të ketë shumë për të mësuar”, thekson Artan Shkreli, kryetari i Shoqatës së Arkitektëve.

Mes të pranishmëve që erdhën për të bërë nderimet e tyre ndodheshin edhe figura të njohura politike.

“Faja u nda nga jeta, por vepra të shkëlqyera që përfaqësojnë dhe përjetësojnë atë me dinjitet të madh do të mbeten në memorien e miqve dhe qytetarëve të Tiranës”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Enver Faja do të kujtohet si njeriu që i dha Tiranës disa nga veprat më të çmuara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Perime me kimikate
Fermerët tanë kane abuzuar gjatë gjithe sezonit me produktet bujqësore, duke përdorur në to hormone stimulues për pjekje dhe rritjen para kohe të produkteve, substanca këto të ndaluara për përdorim në vendet e Bashkimit Euorpian. ACR nis punen pjeserisht
Puna ne minieren e Bulqizes nisi mëngjesin e së enjtes, por jo në të gjitha frontet. Pas kontrollit të djeshëm të Repartit të Inspektim Shpëtim te Minierave nuk u dha leja per nisjen e punes ne te gjitha sektoret per shkak se kompania ACR nuk kishte plotesuar te gjitha kushtet per sigurine ne pune te minatoreve.
Pensioni i artistëve
Ulja e moshës së pensionit është një ndër kërkesat thelbësore të artistëve që nëpërmjet sindikatës së tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe veçanërisht Ministrisë së Kulturës që të rifillojë punën për rishqyrtimin e statusit të artistit, një premtim i hershëm ky i institucioneve shqiptare. Biblioteka Kombëtare, një vend argëtues
Biblioteka Kombëtare është paragjykuar si vendi ku kalojnë kohën më të madhe pensionistët dhe studentët, por është gabim. Cerdhe private apo shtetërore?
Kohët e fundit shumë nëna dhe baballarë sjellin fëmijët për të disatin vit radhazi në çerdhe. Por ka edhe nga ata prindër që përballen për hërë të parë me këtë eksperiencë.

Lajmet kryesore

Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
Riciklimi i makinave të vjetra
Perime me kimikate
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Bursat europiane në ringritje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›