E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunimi, Prokuroria: Bombaj filmoi vajzën kur mohoi akuzat

Leonard Bombaj me vajzën e skandalit

Krimet e Rënda mbyllin hetimin, nën akuzë Stresi dhe 16-vjeçarja
Prokuroria: Bombaj u keqtrajtua dy herë në shtëpi

Vajza kreu seks, sdihet partneri, Prokuroria: Nuk u gjetën prova mbështetëse për akuzën e seksit

Regjisori Leonard Bombaj i akuzuar për përdhunim nga një nxënëse e akademisë së tij artistike, e ka filmuar të miturën 16-vjeçare teksa ajo kërkonte ndjesë për deklaratat e saj. Ky fakt përmendet në dosjen penale që ka mbërritur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me pesë persona të akuzuar për gjobëvënie ndaj regjisorit Leonard Bombaj. Këngëtari Arkimed Lusha, i njohur me emrin Stresi, por edhe vajza 16-vjeçare, e cila e akuzoi Bombajn për përdhunim, ndodhen në listën e të pandehurve, së bashku me tre persona të tjerë. Sipas prokurorisë, të akuzuarit e kanë kryer veprën penale në dëm të regjisorit Leonard Bombaj në datat 22-23 korrik 2010. Prokuroria pohon se ka faktuar kallëzimin e Bombajt për kanosje e gjobëvënie, ndërsa nuk ka arritur të provojë asgjë nga akuzat që vajza ka bërë për përdhunim. Sipas dosjes së mbërritur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vajza 16-vjeçare me ekspertizë ka dalë se ka kryer mardhënie seksuale, por sipas prokurorisë, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet koha dhe personi me të cilin ka ndodhur akti seksual.
Si filloi historia
Në dosjen e mbërritur dje në Gjykatë, e cila u është dhënë edhe avokatëve, citohet se:
Shtetasi Leonard Bombaj është me banim në qytetin e Tiranës dhe në vitin 2003 ka krijuar qendrën artistike të fëmijëve Sirea Film, me seli në qytetin e Tiranës. Objekti i punës dhe aktiviteti i kësaj qendre ka qenë identifikimi, zbulimi dhe shkollimi i talenteve të reja në fushën e artit, muzikës, dramës, aktrimit, ku si drejtues i kësaj shkolle ka qenë vetë shtetasi Leonard Bombaj. Krahas nxënësve që janë regjistruar në këtë qendër arti, është aktivizuar dhe e pandehura A. Xh, e cila rezulton të ishte vajza e shtetasit Albert Xh. Hetimi ka provuar se me datë 30.08.2010, bordi drejtues i qendrës artistike Sirea Film ka vendosur përjashtimin e të pandehurës A.Xh nga kjo qendër me motivacionin ulje të nivelit artistik dhe dëmtim të imazhit artistik të Sirea filmit. Këtë vendim të stafit të qendrës ka marrq përsipër t`ia komunikojë shtetasit Albert Xh. vetë drejtuesi i qendrës, Lonard Bombaj .
Pasi kanë biseduar në telefon ku ka lënë vendin dhe orën e takimit, shtetasit Leonard Bombaj dhe Albert Xh. janë takuar në një zyrë avokatje te pazari i ri, në prani të shtetases Gjystina Golloshi, e cila rezultonte të ishte avokate e qendrës Sirea Film. Takimi është zhvilluar në fillim të muajt shtator, 2010, ku të pranishëm në këtë takim kanë qenë Leonard Bombaj, Albert Xh. dhe avokatja Gjystina Golloshi. Nga ana e shtetasit Leonard Bombaj, i është komunikuar shtetasit Albert Xh. vendimi i bordit drejtues të qendrës Sirea Film, sipas të cilit ishte vendosur përjashtimi nga qendra e të pandehurës A.Xh. për shkelje etike dhe disipline. Një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga Albert Xh. dhe ky i fundit, duke u ndjerë i fyer, ka fyer dhe sharë shtetasin Leonard Bombaj për vendimin që ai dhe bordi i qendrës që drejtohej prej tij kishin marrë në adresë të vajzës së tij. Pasi ka mësuar për vendimin e marrë nga bordi drejtues i shkollës Sirea Film, shtetasi Albert Xh. është larguar nga zyra e avokates Gjystina Golloshi dhe ka shkuar në qytetin e Burrelit, ku vajza e tij dhe nxënësit e qendrës  po jepnin shfaqen koncertale Kripmjaltëzat. Shtetasi Albert Xh. ka marrë vajzën e tij dhe e ka sjellë atë në Tiranë, pa e lejuar të jepte shfaqen për të cilën kishte shkuar në Burrel. Nga ana tjetër, shtetasi Leonard Bombaj, duke konsideruar se ishte fyer e kanosur nga ana e shtetasit Albert Xh., është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.1 ku dhe ka bërë kallëzimin përkatës në ngarkim të shtetasit Albert Xh. Një ditë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Leonard Bombaj, më datë 05.09.2010, në Komisariatin e Policisë Nr.1 është paraqitur e pandehura A. Xh., e cila në prani të xhaxhait të saj, shtetasit Kastriot Xh., dhe psikologes, ka paraqitur kallëzimin përkatës.
Akuzat e vajzës
Në kallëzimin e saj bërë në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, A. Xh., ndër të tjera, pretendon se është aktivizuar në qendrën Sirea Film në moshën 8-vjeçare. Më pas, në moshën 10-vjeçare, për shkak të afrimitetit familjar të krijuar ndërmjet saj dhe shtetasit Leonard Bombaj, gjithnjë sipas saj, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer kundra dëshirës së saj marrëdhënie seksuale në ambientet e apartamentit te tij. Vajza tregon se nga fundi i muajt dhjetor 2009 është ftuar nga Leonard Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesë, ku nuk ndodhej asnjë njeri, sipas vajzës, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Sipas A. Xh., në muajin mars të vitit 2010, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer përsëri marrëdhënie seksuale me dhunë me të në një nga hotelet në rrugën nacionale TiranëElbasan. Sipas vajzës, Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të me dhunë më datë 22.07.2010, në banesën e tij.
Sipas prokurorisë, në lidhje me marrëdhënien seksuale të kryer ndaj saj nga Leonard Bombaj, shtetasja A. Xh. ka vënë në dijeni shtetasin Arkimed Lushaj, me të cilin kishte lidhje shoqërore. Në bisedën e zhvilluar, i pranishëm ka qenë dhe Relado Kurti. Në fund të muajit korrik të vitit 2010, me kërkesë të vajzës është zhvilluar një takim me shtetasin Leonard Bombaj në prani edhe të Arkimed Lushaj e Relado Kurti, ku personat janë takuar dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin. Më 22 korrik 2010, vajza ka shkuar në banesën e shtetasit Leonard Bombaj për tu sqaruar dhe për të marrë një vërtetim që Leonardi kishte për ti bërë për babain e saj, pasi ky vërtetim i duhej familjes së saj për kredi.
Së bashku me vajzën, kanë shkuar dhe të pandehurit Arkimed Lushaj, Relado Kurti, Erlis Bashaj, Sevastjan Kallabaku, i thirrur me nofkën Andi Arusha dhe një person i paidentifikuar me emrin Mersin. Arsyeja që sipas vajzës 5 personat kanë shkuar në banesën e Leonardit kishte të bënte me faktin se ata duhej ta detyronin Leonardin të tërhiqte vendimin që stafi i Sirea Filmit kishin marrë për pezullimin e saj nga shkolla, si dhe ti kërkonin që të mos i binte më në qafë.
Bie përdhunimi
Nga ana e organit procedues janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në lidhje me akuzën e ngritur nga ana e A.Xh. në adresë të shtetasit Leonard Bombaj. Në lidhje me pretendimet e shtetases A. Xh., janë pyetur shtetasit Renaldo Kurti e Arkimed Lusha, të cilët kanë lidhje shoqërore me këtë shtetase. Në deklarimet e tyre, shtetasit Relado Kurti e Arkimed Lusha ndër të tjera, deklarojnë se kanë mësuar nga ana e vajzës se shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale kundra dëshirës së saj dhe me dhunë. Gjithnjë sipas shtetasve Renaldo Kurti e Arkimed Lusha, pasi kanë mësuar këtë gjë nga ana e shtetases A.Xh., ata kanë mundur të komunikojnë me shtetasin Leonard Bombaj dhe sipas tyre, Leonardi i shmangej sqarimit të problemit.
Në bazë të aktekspertimit mjeko-ligjor Nr.946, datë 06.09.2010, mbi ekzaminimin e shtetases A. Xh. ka rezultuar se kjo shtetase është e defloruar e vjetër dhe se kjo shtetase e ka arritur pjekurinë seksuale. Një konkluzion i tillë nuk mund të provonte kohën e saktë dhe periudhën e deflorimit të të pandehurës A. Xh. Nga të gjitha provat e grumbulluara gjatë hetimeve, ka rezultuar se kallëzimi i vajzës mbetej i vetëm, i pambështetur në prova të tjera dhe jo i vërtetë, veçanërisht në datat dhe vende ku e dëmtuara pretendon se është dhunuar psikologjiki

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›