Perdhunimi i te mitures, burg te dyshuarve
Durres- Gjykata e Durresit le ne qeli dy te dyshuarit per rrembimin dhe perdhunimin e 14 vjecares F. M., ngjarje e ndodhur pese dite me pare ne qytetin e Shijakut. Seancat e mases se sigurise jane zhvilluar te vecuara dhe nga trupe gjykues te ndryshem, per shkak te moshes se mitur te te ndaluarit A. Domi, vetem 15 vjec. Te dyshuarit nuk kane pranuar te flasin gjate mases se sigurise, ndersa prokurori kerkoi "arrest me burg" per te dy, nen akuzat e "marredhenieve seksuale me dhune me te mitura" dhe "heqjen e lirise se personit". Per 15 vjecarin Domi, prokurori i ceshtjes Dritan Gina ka kerkuar masen e sigurise "arrest me burg", bazuar ne provat e gjetura gjate hetimit paraprak. Kreu i trupit gjykues, Ndue Gjura, ka miratuar kerkesen ne vendimin e marre. Edhe per 18 vjecarin Ervis Smoqi, trupi gjykues, qe drejtohej nga Neritan Tabaku, ka dhene te njejten mase.
E.A.
E.A.