Shijak, zhduket mistershem i mituri
Shijak- Nje familje ne Shijak, qe prej dates 27 nentor, nuk po gjen dot djalin 14-vjecar, i cili pasi eshte nisur per ne shkolle, nuk eshte kthyer me ne banese. Mengjesin e djeshem, babai i te miturit, Pal Lleshi, ka kerkuar ndihme ne Komisariatin e policise, pasi kerkimet tek te afermit kane rezultuar te pasuksesshme. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se bene shpalljen si te humbur te nxenesit te shkolles 9-vjecare te Shijakut, Preng Lleshit dhe kerkuan ndihmen e kolegeve te Durresit e Tiranes per gjetjen e tij.
Shqetesimi qe ka perfshire familjen Lleshi prej nje jave, ka bere qe ta kerkojne 14 vjecarin tek te gjithe te afermit. Ne denoncimin e depozituar ne Komisariatin e policise se Shijakut, babai i 14 vjecarit ka deshmuar se nuk eshte ne dijeni te vendndodhjes se tij dhe po keshtu te afermit apo shoket e Prengut. "U nis per ne shkolle mengjesin e se enjtes si per cdo dite. E pritem deri ne oret e vona te pasdites dhe nisem ta kerkonim tek te afermit. Kontaktova ne telefon me te gjithe, por nuk e gjeta", ka deshmuar ne komisariat babai i te miturit. Megjithese policia kreu disa kontrolle ne zonat me te frekuentuara nga adoleshentet, perseri nuk beri dot te mundur gjetjen e 14-vjecarit. Prinderit deshmuan se Prengu nuk kishte shfaqur asnje shqetesim gjate diteve te fundit dhe se nuk ishte qortuar per asnje gje. "Menjehere shkova ne shkolle, por aty me thane se pas mesimit nuk e dinin ku kishte shkuar. Edhe shoket nuk e kishin pare qe prej asaj dite", ka deshmuar Pal Lleshi.
Agjentet nisen hetimet nga pyetja e familjareve per ndonje debat ne shtepi me femijen dhe me pas tek mesuesit dhe shoket e klases. Jane marre ne pyetje te gjithe nxenesit e klases se 14 vjecarit, por askush nuk ka dhene informacion te dobishem per gjetjen e Preng Lleshit. "Im bir nuk largohej kurre pa na thene gje", ka shpjeguar i ati, qe mohoi ta kishte kritikuar gjate diteve te fundit. Ai mohoi te kishte pasur konflikte edhe me ndonje person qe te ishte hakmarre duke i rrembyer te birin dhe se nuk kishte marre asnje telefonate. Burime zyrtare thane se dyshohet qe i mituri te kete kryer nje largim ne momente deshperimi ose per nje kaprico te moshes se tij. Edhe pas kontrolleve te ushtruara ne afersi te zones ku familja Lleshi banon, nuk eshte bere e mundur gjetja e tij.
Si humbi 14-vjecari nga Durresi
Shifra te frikshme te humbjeve te personave pa lene asnje adrese. Brenda nje harku kohor te tre javeve, ky eshte rasti i dyte qe nje 14 vjecar humbet ne qarkun e Durresit. E. F., Nje nxenes i shkolles 9-vjecare ne qytetin bregdetar, u gjet pas nje jave kerkimesh ne qytetin e Vlores, pasi familja beri denoncim ne Komisariat. I mituri ishte larguar pas sherri me shoket e shkolles per humbjen e nje sasie lekesh.
Berat, asnje shenje per 18-vjecarin e humbur
Berat- Dita e dyte e kerkimeve nga policia e Beratit per gjetjen e 18-vjecarit Admir Kosova ka rezultuar e pasuksesshme. Edhe pse familja denoncoi ne Komisariatin e Beratit humbjen prej nje jave te te riut nga fshati Gjeroven, diten e djeshme nuk eshte marre asnje telefonate per vendndodhjen e tij. Fotografia e 18 vjecarit eshte shperndare ne te gjitha Komisariatet e vendit dhe pikat kufitare. Po keshtu policia e Beratit ka edhe dy persona te tjere te shpallur te humbur. Behet fjale per 19 vjecaren Entela Sulku, po nga fshati Gjeroven, e humbur prej dy javesh dhe 50 vjecarin Vladimir Rakipi, i humbur prej mesit te muajit shtator, ndersa ishte nisur drejt Memaliajit per te mbledhur skrap.
Enkeleda Arapi