E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaken rruget, 12 viktima ne nje dite

Dy te vdekur dhe dhjete te plagosur eshte bilanci i viktimave ne kater aksidente qe ndodhen diten e djeshme ne Lezhe dhe Gjirokaster. Policia tha se nisi hetimet per ngjarjet, ndersa shkak jane bere kushtet e keqia atmosferike dhe shpejtesia. Aksidenti i pare ka ndodhur ne superstraden Lezhe-Shkoder, ne afersi te fshatit Balldre. Nje mjet tip "Benz", me targa SH 7115 K, me drejtues Sabah Rreshketa, i cili udhetonte ne drejtim te Lezhes, ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me nje shtylle betoni. Ne makine ndodhej si pasagjer edhe i afermi i drejtuesit, Muharrem Rreshketa, 76 vjec, i cili ka gjetur vdekjen ne spital per shkak te plageve te marra pas aksidentit. Policia tha se nder pasagjeret e plagosur qe udhetonin jane edhe drejtuesi i mjetit, Sanije Haveri, 54 vjece, Nadire Jahja, 53 vjece, kurse shkak ka qene pamja e kufizuar nga mjegulla si dhe nje defekt ne makine. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne hyrje te qytetit te Lezhes, kur mjeti tip "Benz", me targa LE 8359 A, eshte perplasur me nje tjeter mjet me targa TR 6723 H, ndersa mbeten te plagosur kater persona. Ngjarja e trete ka ndodhur ne afersi te Kurbinit, kur drejtuesi i nje motociklete "Yamaha", Nikoll R., ka goditur kalimtarin Shkurt Shkurti, duke e plagosur rende ate edhe veten. Aksidenti i fundit ka ndodhur ne aksin Tepelene-Gjirokaster, rreth ores 18:00 te mbremjes se djeshme, prane Ktheses se Viroit. Mjeti tip "Benz", me targe GJ 05 86 A, me shofer Neim Islami, 47 vjec, eshte perplasur me nje kamion me targa Fr 29 61 C, qe drejtohej nga Fadil Sulaj, 50 vjec. Si pasoje e perplasjes ka humbur jeten 47 vjecari Islami, shkak ka qene shpejtesia.

A.B./B.K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›