E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunoi një të mitur në vitin '92, kthehet në qeli

Ngjarja për të cilën është dënuar Grëmi, ka ndodhur 17 vjet më parë, më 13 maj të vitit 1992. Kastriot Grëmi së bashku me mikun e tij Xhevahir Braka, kanë marrë me dhunë një të mitur në zonën e Levanit dhe e kane perdhunuar 

TIRANE -Interpol Tirana ekstradon nga Italia, të arratisurin nga burgjet gjatë trazirave të vitit 1997. Kastriot Grëmi 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të një dënimi me 18 vjet burg për akuzën e "përdhunimit të një të miture, kryer në bashkëpunim". Grëmi u arrestua në 18 shtator të vitit të kaluar në Milano, Itali, falë informacioneve të sakta për vendndodhjen e tij, të siguruara këto nga drejtoria e Policisë së Fierit. Grëmi qëndroi i izoluar 6 muaj nga policia italiane derisa u vendos për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Oficerët e Interpol Tiranës, të cilët e kishin marrë në dorëzim në Milano nga kolegët italianë, e kanë sjellë 39-vjeçarin me linjat ajrore në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas. Grëmi i është dorëzuar një grupi të gatshëm të policisë së burgjeve. Në fakt, i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të caktojë qelinë ku Grëmi do të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga drejtësia.
Ngjarja për të cilën është dënuar Grëmi, ka ndodhur 17 vjet më parë, më 13 maj të vitit 1992. Kastriot Grëmi së bashku me mikun e tij Xhevahir Braka, kanë marrë me dhunë një të mitur në zonën e Levanit dhe e kanë çuar në vendin e quajtur 'Qafa e Kushovicës' në Fier. Sipas vendimit të gjykatës, të dy këta persona në bashkëpunim kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiko-logjike e detyruan të miturën, inicialet e së cilës janë O.B., të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. Ngjarja u denoncua nga vetë e mitura në atë kohë. Policia arriti të arrestonte Brakën dhe Grëmin, ndërsa çështja u gjykua nga Gjykata e Faktit në Fier duke e dënuar Grëmin me 18 vjet burg për "marrëdhënie seksuale me dhunë, kryer në bashkëpunim". Gjatë trazirave të vitit 1997, Grëmi përfitoi si mijëra të burgosur të tjerë në Shqipëri për t'u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Sipas policisë për të shmangur riarrestimin nga policia, Grëmi është larguar me skaf në drejtim të Italisë. Ai ka jetuar i qetë për 11 vjet, të paktën deri në 18 shtator të vitit të kaluar, kur edhe u arrestua nga policia e Milanos. Arrestimi ishte kryer pas informacioneve të grumbulluara nga policia e Fierit për vendndodhjen e tij. Informacionet iu dërguan Interpol Tiranës, të cilët më pas kanë bërë rolin e ndërmjetësit te kolegët e Romës që kanë realizuar arrestimin. Për ekstradimin e Grëmit u prit të shprehej gjykata e Milanos, e cila dha edhe Ok për kthimin e tij në Shqipëri.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›