E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunoi të sëmurën mendore, pranga një 60-vjeçari në Tiranë

pranga2-29.3Tiranë- Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës sepse dyshohet se ka përdhunuar një 52-vjeçare me të meta mendore.

Sipas policisë Idriz Murati ka shkuar tek banesa e shtetases Mimoza G në gjendje të dehur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe 40-vjeçari Arben Hysa, i cili  dy ditë më parë ka grabitur banesat e qytetarëve duke përdorur kartën e identitetit.

Ai u arrestua në flagrancë në rrugën Maksut Drrasa pasi ka tentuar të futet në shtëpinë e një shtetase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›