E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunoi vajzën, Gjykata: 14 vjet burg babait 58 vjecar

Gjykata e Tiranës dënoi dje me 14 vjet burg Ramadan Isufaj, i cili abuzoi seksualisht me vajzen e tij, për pesë vite me radhë, që kur ajo ishte 13 vjeçe. 58 vjecari kishte kërcënuar të bijën të ‘kyçte’ gojën për të gjitha abuzimet. 

TIRANE- Gjykata e Tiranës cilësoi fajtor dhe dënoi dje me 14 vjet burg, Ramadan Isufajn. Pas një maratone të gjatë gjyqësore, 58-vjeçari u gjet fajtor për abuzime seksuale me të bijën. Sipas verdiktit të Gjykatës, i pandehuri Isufaj ka konsumuar veprën penale të “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur në gjini dhe kujdestari”. Vetëm një seancë më parë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 17 vjet burg për babain monstër. Ramadan Isufaj u arrestua një vit më parë, pas denoncimit që i bëri në polici një nga katër vajzat e tij. Vajza u tha hetuesve se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj për pesë vite me radhë dhe nuk kishte mundur të fliste më parë pasi ai e kërcënonte me jetë. Por, sapo mundi të gjente mundësinë dhe të shpëtonte nga kthetrat e tij, ajo e denoncoi babain monstër. Gjatë shqyrtimit gjyqësor u provua se Isufaj ka abuzuar seksualisht me të bijën që kur ajo ishte 13 vjeçe. Isufaj e pranoi fillimisht akuzën, por më pas u tërhoq duke hedhur poshtë gjithçka, madje duke pretenduar se gjithçka e kishte stisur e shoqja. Por, pretendimet e tij u rrëzuan gjatë gjykimit, ku veç dëshmisë së vajzës dhe familjarëve të tjerë që flisnin kundër 58-vjeçarit, Prokuroria e vërtetonte abuzimin dhe nëpërmjet raporteve mjekoligjore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›