Fushata-PS, Rama: Do përfundojmë legalizimet
Kryetari i PS ka takuar banorët e disa zonave në kryeqytet dhe u ka shpërndarë atyre personalisht planin me cështje për të cilat PS angazhohet të kryejë gjatë 4 viteve të ardhshme. Rama ka premtuar përfundimin e legalizimeve.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë në njësinë numër 6-të në Kombinat më pas në Kasharë dhe në zonën e njohur kanali i Misto Mames. Rama është takuar me banorët dhe u ka shpërndarë personalisht planin me cështjet për të cilat Partia Socialiste angazhohet për të kryer në qeverisjen qendrore.
Në këto takime Rama ka ndarë shqetësimin me banorët për legalizimin e banesave të tyre. betë Rama i ka premtuar që pas ardhjes në pushtet do të bëjë të mun dur legalizimin e banesave të tyre.
“Qeveria aktuale, që ju ka premtuar se do ju legalizojë brenda një viti, pas 4 vitesh nuk e ka bërë. Kjo qeveri kishte kohë plot për të bërë të mundur legalizimin e banesave tuaja, por nuk e bëri. Se bëri se kishte hallin e punëve të veta, kjo është punë tjetër. Premtimi ishte se për një vit do ju legalizoj të gjithëve, por pas 4 vitesh nuk ju ka legalizuar. Fatin tuaj ia la në dorë Shabanit se vetë u mor me fatin e shtëpisë së vet. Ndërsa unë ju them se do tju legalizojmë, por edhe do të përmirësojmë kushtet e jetesës dhe infrastrukturës dhe nuk do tja lemë këtë punë Shabanit të radhës por do ta drejtojë vetë unë”- u shpreh kreu i PS-së Rama, në bashkëbisedimin me banorët.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë edhe në njësinë numër 4-tër në zonën e Alliasit. Në takimin me banorët e kësaj zone të kryeqytetit Rama u shpreh, “këtu është njësoj sic ishte Tirana në vitin 2000, pas 28 qershorit do t’ju përfshijmë brenda Tiranës. Pas 4 vitesh rrugët këtu do të bëhen ashtu sic i ka Tirana sot”- tha Rama. (a.r/news24/balkanweb)