Provimi i Matematikes, ngelin 2.500 maturantë
Mbi 400 gjimnazistë vlerësohen me notën 10, ndërsa 15 të tjerë marrin 50 pikët maksimale. Skualifikohen nga shkolla e lartë 4.100 gjimnazistë.
TIRANE- Nuk kanë mundur të fitojnë pragun minimal të pikëve, duke humbur kështu të drejtën për të hyrë në garë për në shkollë të lartë. Plot 2.500 maturantë janë vlerësuar me notën katër në testin e Matematikës, përgjigjet e të cilit pritet që të dërgohen gjatë ditës së sotme nëpër shkollat e mesme. Kjo do të thotë se maturantët që nuk kaluan dot pragun minimal të pikëve, duhet të presin vitin e ardhshëm për të hyrë në garë për në universitet. Ndërkohë që në provimin e Letërsisë rezultuan mbetës 1600 maturantë, që do të thotë se në total janë 4100 gjimnazistë që skualifikohen direk nga gara për në shkollë të lartë.
Në testin e Matematikës kanë qenë plot 400 maturantë që kanë rrëmbyer notën 10, ndërsa në Letërsi janë vlerësuar me 10 vetëm vetëm 200 maturantë. Ndërkohë që një tjetër rekord që ka shënuar matematika ka qenë fakti se plot 15 gjimnazistë kanë kapur të gjitha pikët e mundshme, pra janë vlerësuar me 50 pikë, duke u renditur kështu në listën e maturantëve të shkëlqyer, gjë që mungoi në testin e Letërsisë. Ndërkohë që numri i ngelësave në provimin e dytë të maturës shtetërore, Matematikës, nëse e krahasojmë me atë të Letërsisë, është shumë më i madh. Pasi janë plot 2500 maturantë që janë vlerësuar me notën 4 në këtë provim. Në total, në të dy provimet me detyrim bëhen plot 4100 gjimnazistë që vlerësohen negativisht, nga rreth 36 mijë në total që janë testuar. Që do të thotë, se automatikisht, këta maturantë skualifikohen nga lista e kandidatëve për në shkollë të lartë, dhe nuk mund të plotësojnë kështu formularin A2. Sipas drejtorit të AVA-s, Alfons Harizaj, të dhënat janë përpunuar te APRIAL-i dhe gjatë pasdites së djeshme ka nisur printimi i tyre, për të mbërritur sot nëpër shklollat e mesme.
(s.g/GSH/BalkanWeb)