E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdorimi i armëve kimike në Siri, ja pamjet që implikojnë rebelët- VIDEO

SIRI – Edhe rebelët sirianë dyshohen për përdorimin e armëve kimike. Televizioni iranian “Al Alam” ka publikuar një video ku duket qartë një grup rebelësh teksa lëshon një raketë me gaz kimik.

Videoja është publikuar në Youtube dhe është përhapur përmes rrjetit social “Facebook”. Në pamje, disa rebelë të së ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane lëshojnë një raketë ndaj një fshati, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. 

Administrata Obama thotë se ka prova që tregojnë se qeveria siriane ka përdorur sasi të vogla armësh kimike në vend. Ekspertët perëndimorë besojnë se Siria ka një prej arsenaleve më të mëdhenj të armëve kimike në botë, përfshirë gazin mustard, sarinin më modern, madje edhe agjentin VX, më helmuesi mes gjithë agjentëve kimikë.

Kombet e Bashkuara po hetojnë nëse qeveria siriane ka përdorur armë kimike. Konflikti sirian ka filluar para më shumë se dy vjetësh dhe ka shkaktuar vdekjen e mijëra personave. 

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Obama: Nuk mund të qëndrohet në heshtje për armët kimike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›