E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdorimi i kohës, 95 % e grave e shpenzojnë me punët e shtëpisë

20/12/2011   INSTAT/ 38 % e ditës e shpenzohet për gjumë, 20 % kohë të lirë e, e 13 % punë e paguar

Rreth 95 për qind e grave shqiptare e shpenzojnë kohën e tyre duke kryer punë të papaguar në ambientet brenda shtëpisë, ndërsa meshkujt punojnë jashtë saj. Raportimi i këtyre të dhënave nga anketimi njëvjeçar i kryer prej Institutit të Statistikave në bashkëpunim me Ministrinë e Punës vë në dukje diskriminimin ndaj grave edhe sa i takon shpenzimit të kohës së tyre. Sipas të dhënave të nxjerra nga ky anketim, gratë vetëm në 37 për qind të rasteve ndihmohen nga burrat në kryerjen e punëve në ambientet e brendshme të shtëpisë. Gjetje të anketimit janë edhe shpenzimi i shumtë i kohës për gjumë, kohë të lirë, e cila dominohet nga rishikimi i videove apo televizorit si dhe më pak kryerja e aktiviteteve sportiv. E thënë në gjuhën e shifrave, studimi tregon se shqiptarët 38 për qind të ditës e shpenzojnë për gjumë, 20 për qind për kohë të lirë, 13 për qind për punë të paguar dhe pjesën që mbetet për aktivitete të tjera.

Gjatë prezantimit të këtij raporti përfaqësuesja e OKB-së, Zineb Benjelloun, ka deklaruar se qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë me qëllim që diferencat gjinore në drejtim të punësimit të jenë më pak të ndjeshme. “në popullsinë 50-64 vjeç vihen re dhe diferencat më të mëdha gjinore. Femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë sesa meshkujt për punë të papaguar. Mesatarisht gratë harxhojnë 5.40 minuta në ditë për punë të papaguar, ndërsa meshkujt 48 minuta. Pjesa e mbetur që bëjnë punë të paguar është sa dyfishi i grave. Pra, 66 për qind e meshkujve që bëjnë punë të paguar kundrejt 36 për qind të grave që bëjnë punë të paguar", - konfirmon koordinatorja e INSTAT-it Pranvera Elezi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›