Plani i ri i Tiranës, Stacioni i Trenit jashtë vijës së verdhë
“Një plan rregullues që tu qëndrojë 30 viteve të ardhshëm”. Në linjën e diskutimeve për planin e kryeqytetit, kryetari i bashkisë Lulëzim Basha sqaron për qytetarët se si do të jetë vizioni i Tiranës metropol. Dhe si fillim për të pasur një ide të qartë për një zonë, qytetari i parë i Tiranës ka shpjeguar sesi do të spostohet “Stacioni i Trenit” jashtë vijës së verdhë pranë kthesë së Kamzës.
Në kryeqytet të vetmet stacione do të jenë ato për 2 tramvajet një nga “Stacion i Trenit -Nënë Tereza dhe një nga “Kombinat- Kinostudio”.
Por nisur nga një tjetër premtim, atë të legalizimit të shtëpive, Kryetari i bashkisë verën se ky proçes është ende larg përfundimit.
Ekspertët duhet të kenë përfunduar planin e ri urbanistik të Tiranës në maj të 2012-tës. Ndërhyrjet në infrastructure, si ndërtimi i unazës së madhe në hyrje të Tiranës dhe në anën tjetër zgjatimet e bulevardeve do ti nënshtrohen një konkursi për 7 kompani konkuruese.
Sipas parashikimeve plani rregullues do shtrihet përtej vijës së verdhë të qytetit, dhe për këtë është arritur edhe marrëveshja pavarësisht ndasive politike.