Shtyhet amnistia deri në mars
20/12/2011 Kryeministri Berisha mbledh grupin parlamentar, kërkon miratimin e aktit normativ
“Periudha e faljes për regjistrimin e banesave do të vijojë edhe për dy muaj”
Amnistia fiskale për regjistrimin e banesave do të shtyhet edhe dy muaj të tjerë, me qëllim lehtësimin edhe të emigrantëve. Qeveria shqiptare do të sjellë në Kuvend për miratim aktin normativ që synon lejimin e hipotekimit të banesave deri në fund të shkurtit 2012. Nisma u bë e njohur nga Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. “Dua t’ju informoj se qeveria do të sjellë brenda ditëve te ju një akt normativ, me të cilin ne do të shtyjmë edhe dy muaj të tjerë periudhën e faljes për regjistrimin e banesave në tërësi dhe të ndonjë pasurie tjetër, për arsye se ky proces i faljeve ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, por siç e kemi ne, që shumë presim deri para fundit apo fundin, zyrat e regjistrimit të pasurive janë në një dyndje reale, kështu që ne gjykuam se janë edhe emigrantët që kthehen, dhe kjo do të ishte një lehtësim për ta, ndaj dhe ky akt është i domosdoshëm”, - tha kreu i qeverisë para ligjvënësve të djathtë. Sipas shefit të ekzekutivit, deri më sot vetëm banesa janë rivlerësuar në një shumë prej rreth 700 milionë dollarë dhe kanë përfituar mbi 14 mijë familje. Ligji për amnistinë fiskale nisi zbatimin e tij në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa në fund të këtij viti ishte parashikuar që të ishte edhe afati i fundit i përfitimit nga ky ligj. Kjo iniciativë ka në qendër të saj qytetarin dhe interesat e tij e konkretisht të gjithë ata që kanë blerë pasuri të paluajtshme, toka apo apartamente, dhe që për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fundit do të paguanin një tatim të madh mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme, mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Tarifa për këtë rivlerësim është vetëm 1% e shumës që rivlerësohet, pra diferencës midis shumës së rivlerësuar dhe shumës që ekziston e regjistruar në zyrat e hipotekës. Kjo do të thotë që secili prej individëve në momentin e shitjes së pasurisë do të paguajë një taksë dhjetë herë më të vogël se taksa që do të paguante dhe do të paguajë normalisht sipas ligjit. Nga ligji në fjalë nuk përfitojnë nga legalizimi i të ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore zyrtarët si dhe personat e lidhur me ta që kanë apo kanë pasur detyrimin për deklarim të pasurisë së tyre.
Kryeministri Berisha fjalën e tij e nisi me jetën dhe veprën e ish-presidentit të Çekisë Vaclav Havel. Ai e quajti atë udhëheqësin shpirtëror të lëvizjes demokratike të Çekosllovakisë dhe udhëhoqi atë që u quajt “Revolucioni i Kadifenjtë” kudër regjimit totalitar. Për të nderuar kujtimin e Vaclav Havelit, liderit të shquar të lirisë, shkrimtarit të saj, dramaturgut të saj europian të madh, Berisha i ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtjeje. Ndër të tjera shefi i ekzekutivit veçoi si zhvillim të rëndësishëm edhe takimin në Komisionin e Venecies. Kryeministri garantoi se do të punohet me seriozitetin më të madh për konkretizimin e rekomandimeve të këtij komisioni në ligjet udhëzimet, vendimet e vendit tonë.
Energjia
Pavarësisht thatësirës, qeveria shqiptare siguron se qytetarëve shqiptarë nuk do t’u mungojë energjia. “Në çdo rrethanë do t’ju garantoj se buxhetit do t’i bëhet çdo modifikim i nevojshëm dhe vendi në ndërprerje energjie nuk do të shkojë. E kemi lënë prapa atë periudhë. Natyrisht që është blerë me çmime më të shtrenjta”, - tha shefi i qeverisë. Ai vuri në dije se për këtë qëllim janë marrë masa dhe do të vihet në punë me kapacitete të plota TEC-i i Vlorës, kostoja e prodhimit në të cilin është shumë e lartë.
Borxhi publik
Qeveria ka parashikuar një ulje të lehtë të borxhit publik me 0.7 për qind. Në këtë mënyrë ai ka rrëzuar të gjitha hamendësimet për një rritje tej nivelit të lejuar prej 60 për qind të tij. “Kam shumë kënaqësi t’ju njoftoj se me ato ndërhyrje që kemi bërë në buxhet dhe me shkurtimet në shpenzime që u bënë në qershor prapëseprapë borxhi jo vetëm nuk rritet në raport me vitin e kaluar, por do të ketë një rënie të lehtë. Ka qenë 59.7 për qind, mbyllet me 59 për qind”, - tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha kërkoi ndërhyrjen e ministrit të Financave Ridvan Bode në dogana, me qëllim garantimin e mosrritjes së çmimeve të ushqimeve me rastin e festave të fundvitit. “Vendet e tjera që nuk i rritin, përkundrazi, i ulin çmimet për rastin e festave dhe e sigurt është që fitojnë, por respektojnë një kod moral fitimi, që duhet ta ketë çdo njëri, prandaj zoti Ministër i Financave doganat duhet të bëjnë gjithçka që mallrat ushqimore që hyjnë duhet të kenë përparësi në zhdoganime”, - porositi Berisha.