E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje fund i perkryer i karrieres se anijes se hapesires Discovery

Dje anija amerikane e hapesires Diskaveri dhe ekuipazhi i saj perfunduan misionin e tyre 13 ditor nje udhetim prej me shume se 8 milion kilometrash duke u kthyer ne Qendren Kenedy te NASA-s ne Florida. Nderkohe qe nisja e anijes ishte shtyre disa muaj kthimi  i saj ne toke ishte nje ngjarje e perkryer.

Anija Diskaveri perfundoi karrieren e saj 27 vjecare dje me nje ulje pa probleme nen qiellin e kthjellet.

. Ky eshte fundi i nje udhetimit historik. Kjo eshte pershendejta e fundit per anijen qe shume here ka udhehequr operacionet tona.

Pas uljes zyrtaret e NASA-s perfshire administratorin arls Bollden dhe drejtorin e Qendres se Hapesires Kennedy Bob Kebena falenderuan ekipin gjashte anetaresh te anijes Diskaveri.

Ky eshte fluturimi i 39-te i anijes Diskaveri. Anija Diskaveri ka nje vend shume te vacante per mua dhe Bob Kebenan ketu sepse ne kemi patur mundesine te fluturojme me te dy here keshtu qe ky eshte nje moment i embel dhe i hidhur per ne.

Diskaveri eshte anija me sherbimin me te gjate te flotes se anijeve amerikane te hapesires. Anija eshte ne te njejten gjendje pas uljes se fundit ashtu sic ishte ne nisjen e pare ne hapesire tha komandanti i misionit Stiv Lindsi.

Kjo anije ka 26 ose 27 vjet ne sherbim ka kryer fluturime gjate gjithe kesaj kohe dhe eshte kthyer nga misioni i fundit me sukses. Nuk kam pare nje aeroplan te jete i afte ta bej nje gje te tille.

Kete vit NASA po heq nga perdorimi floten e anijeve te hapesires duke shenuar fundin e nje epoke te rendesishme te fluturimeve ne hapesire.

shte nje moment i gezuar por edhe i trishtuar per ne. Me kalimin e kohes une ndjehem gjithnje e me i merzitur qe ky ishte fluturimi i fundit dhe e di qe edhe te tjeret te cilet kane qene pjese e ketij programi ndjehen te merzitur gjithashtu.

Ne misionin e saj te fundit Diskaveri dergoi nje robot ne formen e njeriut Robonaut 2 ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires. Ekuipazhi i stacionit te hapesires dhe ekuipazhi i anijes riorganizuan hapesiren e laboratorit per te mundesuar organizimin e me shume studimeve.

Ne konferencen per shtyp pas uljes se anijes Disakaveri zevendes administratori i NASA-s Bill Gerstenmajer beri komente per punen e ekuipazhit.

Mendoj se puna e tyre do te verehet ne te ardhmen. Gjate dy diteve shtese ne orbite ekuipazhi i anijes ka bere rirorganizimin e stacionit te hapesires. Ata kane bere shume pune ne hapesire dhe kjo eshte bere e mundur sepse anija ka punuar shume mire.

Anija Diskaveri do te vendoset tani ne nje muze. Ajo ka udhetuar 238 milion kilometra gjate gjithe karrieres se saj ne hapesire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›