E Diel, 1 Nëntor 2026

Perëndim mbi bregdetin Jon, Rama ndan pamjet

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Bregdeti i Jonit, me horizontin e pafund, ujërat e kristaltë dhe peizazhet e veçanta, vijon të mbetet një nga thesaret më të çmuara të Shqipërisë turistike.

Nga brigjet e jugut deri te bukuritë e fshehura të bregdetit, brigjet e Jonit janë ndër eksperiencat më të kërkuara për vizitorët vendas dhe të huaj, duke ofruar aventura, sporte ujore, natyrë të bukur dhe momente autentike në zemër të Mesdheut.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i rrallë mbi Jon, ndërsa disa grupe njerëzish shijojnë eksperiencën në det, me varka me vela.

Zhvillimi i infrastrukturës, shtimi i strukturave akomoduese dhe rritja e investimeve në agroturizëm dhe shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të vizitorëve. Restorantet me gatime tradicionale dhe prodhimet vendase shtojnë më tej atraktivitetin e zonës.

Institucionet dhe operatorët turistikë synojnë që përmes promovimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të shërbimeve, të bëjnë që bregdeti i Jonit të mbetet një destinacion konkurrues në rajon gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror.

Shqipëria turistike nuk është vetëm destinacion pushimesh, por një përjetim unik mes detit, natyrës, kulturës dhe mikpritjes shqiptare.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›