“Perëndimi dëshiron të shfarosë Rusinë”, Putin: Nuk mund të injorojmë aftësitë bërthamore të NATO -s

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë parasysh aftësitë bërthamore të NATO -s, ndërsa nuk hedh poshtë pretendimin se aleanca e udhëhequr nga SHBA kërkon humbjen e Rusisë.
“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet e njohura të NATO-s kanë deklaruar se objektivi i tyre kryesor është të na shkaktojnë një disfatë strategjike, në mënyrë që njerëzit tanë të vuajnë, si mund të injorojmë aftësitë e tyre bërthamore në këto kushte”, tha Putin.
Putin nuk hodhi poshtë pretendimin se sipas tij, Perëndimi dëshiron të “shfarosë Rusinë” ndërsa e akuzon si një bashkëpunëtor indirekt në krimet e kryera nga Ukraina.
“Ata kanë një qëllim të shpërbëjnë ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën e tij themelore, Federatën Ruse. Perëndimi është një bashkëpunëtor indirekt në krimet e kryera nga Ukraina”, tha Putin ndërsa shton se sipas tij NATO merr pjesë në “konfliktin ukrainas”, pasi sipas tij mbështet Kievin me materiale ushtarake.
/rtsh.al/