E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tragjedi në brigjet italiane, përmbyset anija me refugjatë. Humbin jetën 40 persona

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën midis tyre edhe fëmijë, kur një anije me të paktën 100 emigrantë në bord është përmbytur në brigjet e Kalabrisë, në jug të Italisë.

Anija e cila ishte mbushur tej kapaciteteve të saj është përmbytur duke u fundosur në ujërat e Steccato di Cutro, në provincën e Crotonas. Mes dhjetëra trupave të pajetë, është gjetur i pajetë edhe një i porsalindur, raporton gazeta italiane ‘La Stampa’.

Shërbimet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për kërkimin e të mbijetuarve ndërsa hetimet e para tregojnë se refugjatë vinin nga Irani, Pakistani dhe Afganistani.

Sipas mediave italiane, mbytja e anijes ka ardhur për shkak të kushteve të vështira atmosferike në det, duke bërë që anija të ndahet në dysh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›