E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA debaton për Amendamentin e Dytë të kushtetutës

Për shumë amerikanë, pjesa më kuptimplotë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara është ligji i të Drejtave. Këto 10 amendamente janë shkruar për të mbrojtur amerikanët nga sundimi tiranik.

Ashtu si Amendamenti i Parë, i cili garanton lirinë e fjalës dhe të besimit, amendamenti i dytë, i cili flet për të drejtën e armëmbajtjes, shpesh ka qenë në qendër të debateve. Por pas ngjarjes së javës së kaluar, kur një person hyri në një kinema në Colorado dhe vrau 12 persona, nuk ka pasur shumë thirrje për shtimin e kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara. Shumë studiues theksojnë se një nga arsyet e reagimeve të pakta është rëndësia që kanë armët në historinë amerikane.

Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane thotë: “një forcë e rregulluar më së miri, e nevojshme për sigurinë e një shteti të lirë nuk duhet të cenojë të drejtën e popullit për të mbajtur armë”. Por polemika rreth këtyre fjalëve varet nga interpretimi i këtij amendamenti.

Por për shumë ekspertë, pronësia individuale e armëve nuk ishte çështja kryesore për hartuesit e Kushtetutës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›