Peres i kërkon ndjesë Erdoganit mbi debatin për Gazën
Davos - Kapërcimi i konvencioneve diplomatike dhe ngritja e tonit nga Presidenti i Izraelit Shimon Peres si dhe braktisja e sesionit nga Kryeministri turk Rexhep Tajjip Erdoan, të cilit nuk iu njoh e drejta e fjalës, bën që në panelin e Gazës tensionimi të arrijë kulmin. "Peres nuk po flet me një prijës klani, ai duhet të mësojë si duhet t′i drejtohet Kryeministrit të Republikës së Turqisë", -është shprehur kryeministri turk.
Burime nga Ankaraja zyrtare bëjnë të ditur se pas debatit që detyroi shefin e ekzekutivit turk të braktis panelin e Davosit mbi konfliktin në Gaza, Peres i ka telefonuar Erdoanit dhe i kërkoi të falur. Sipas të njëjtave burime, Peres pasi ka theksuar se ndihet mjaft i dëshpëruar për ngjarjet, është shprehur me fjalët "Miqtë herë pas here mund edhe të debatojnë mes tyre".
Mësohet që në bisedën telefonike Peresi të ketë thënë: "Para së gjithash unë kam respektuar gjithmonë Republikën e Turqisë dhe ju si Kryeministër. E shoh veten si mik të Turqisë dhe Kryeministrit Erdoan. Respekti dhe konsiderata ime për ju si Kryeministër ka vazhduar gjithmonë".
Kryeministri Erdoan pasi braktisi sallën ku zhvillohej sesioni me temë Gazën, u takua me Kryetarin e Forumit Klaus Shvab dhe organizuan një konferencë për shtyp të përbashkët. Shvab duke vënë në dukje se është mjaft i indinjuar që paneli përfundoi në këtë mënyrë tha: "Falënderoj Kryeministrin Erdogan për rolin që ka luajtur për paqe në Lindjen e Mesme. Në sesion, fjalimet e raundit të parë zgjatën shumë dhe z. Erdogan pasqyroi një reagim kuptimplotë". Ndërsa Kryeministri Erdoan deklaroi se reagimi i tij ishte ndaj drejtuesit të sesionit, nga i cili pritej një qëndrim objektiv.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari të BBC-së ndërkohë që largohej nga konferenca për shtyp Erdoani iu përgjigj se "Peresi nuk po flet me një prijës klani, ai duhet të mësojë si duhet t′i drejtohet Kryeministrit të Republikës së Turqisë".
Ndërkohë që përjetoheshin të gjitha këto, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa, i cili bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së mori pjesë në sesionin ku u përjetua kriza, mbështeti plotësisht Kryeministrin Turk Erdoan.
Musa u shpreh se "Erdoan ka të drejtë që të braktisi sesionin dhe mua më duket kuptimplotë. Kryeministri Erdoan tha ç′kishte për të thënë dhe doli. Kjo është gjithçka dhe ai kishte të drejtë".