E Diel, 1 Nëntor 2026

Peres pret Berishën, vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri

Ky i fundit, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis të dy vendeve, si dhe e cilësoi këtë vizitë të Kryeministrit si një kontribut tjetër për zgjerimin dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.

Nga ana e tij, Berisha theksoi se Shqipëria është e vendosur për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në fusha si ato të bujqësisë, arsimit, turizmit, energjetikës, teknologjisë së informacionit, etj.

Presidenti Peres shprehu interesin për zhvillimin e bashkëpunimit në këta sektorë dhe e siguroi Kryeministrin Berisha për vullnetin e Izraelit në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe me Shqipërinë në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike. Në përgjigje të interesit të Presidentit Peres për progresin në Shqipëri, Berisha bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe arritjeve të rëndësishme në një sërë fushash.

Presidenti Peres vlerësoi si shembull modelin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri, e veçanërisht, për ndjenjat miqësore ndaj popullit hebre. Ai i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen e kombit dhe shtetit të tij për qëndrimin e qeverisë shqiptare në favor të paqes e sigurisë në këtë rajon.

Në takim u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve dhe qeverive për nxitjen e investimeve të ndërsjella, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe prosperitetit të të dy popujve. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Peres diskutuan, gjithashtu, edhe për zhvillimet në rajon. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Peres të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u prit me kënaqësi. /Start/

                                                                                             2011-11-21 09:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›