E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet trupi i pajetë i një 25-vjeçari

Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Trupi i pajetë, i cili i përket një mashkullit të moshës rreth 25 vjeç, është gjetur në lagjen 1 Maji, në afërsi të tregut industrial.

Kanë qenë banorët e kësaj lagjeje, ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas hetimeve paraprake, vdekja e 25-vjeçarit ka ardhur si pasojë e rënies nga lartësia.

Policia po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›