PE, diskuton nesër integrimin e Kosovës

Ulrike Lunacek
Parlamenti Evropian (PE) nesër do të mblidhet në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për të diskutuar në lidhje me raportin për integrimet evropiane të Kosovës. Ky raport është përgatitur nga Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në PE.
PE vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim neutral ndaj statusit.