Samiti i G20 nuk zgjidh krizen e borxhit

Liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e kanë përfunduar samitin me një plan për të nxitur rritjen dhe ribalancimin e ekonomisë globale.
Megjithatë, në përfundim nuk u dha asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit të eurozonës, që dominoi dhe samitin.
“Ne do të luftojmë për të mbrojtur Evropën dhe euron”, deklaroi në një konferencë për shtyp në mbyllje presidenti francez Nicolas Sarkozy.
Ai tha se liderët e vendeve të G20-ës ranë dakord për të fuqizuar burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nënvizoi se hapat specifikë do të vendosen në shkurt Samiti duket se ka dështuar për shkak të mungesës së publikimit të detajeve dhe shifrave në komunikatën e fundit
Stephanie Flanders
Redaktore e ekonomisë, BBC të vitit të ardhshëm.
Redaktorja e cështjeve ekonomike në redaksinë e BBC, Stephanie Flanders ka deklaruar se samiti duket se ka dështuar, për shkak të mungesës së publikimit të detajeve dhe shifrave në komunikatën e fundit.
“Franca nuk mundi të bindte pjesën tjetër të vendeve anëtare që të caktonin shifra për të siguruar një rrjet financiar më të sigurtë për eurozonën”, ka deklaruar Flanders.
Kryeministri britanik David Cameron deklaroi gjithashtu se në samit nuk u arritën marrëveshjet e parashikuara.
“Pati dy marrëveshje për eurozonën dhe FMN-në, por problemi nuk është tek marrëveshjet. Problemi është se jo të gjitha detajet janë vënë në vend”, nënvizoi Cameron.
Sarkozi u shpreh më tej se Franca dhe Gjermania ishin në favor të një takse për transaksionet financiare dhe se shpresonin që ajo të aplikohet në vitin 2012.
Ndërsa presidenti amerikan Barack Obama u shpreh entuziast për angazhimet për një fleksibilitet më të madh të valutave.
“Kjo është dicka për të cilën ne kemi bërë vazhdimisht thirrje dhe do të jetë një hap kritik për nxitjen e rritjes ekonomike”, deklaroi Obama. Kriza Financiare
Inspektorët e FMN, në fund të muajit në Romë
Italia nën monitorimin e FMN-së?
BQE ul normën e interesit
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Paketa fiskale e propozuar nga opozita, që rikthen taksimin progresiv, ka hapur debatin edhe tek sipërmarrja. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë shprehet kundër ndryshimit të taksës së sheshtë. Shteti, “luftë” me CEZ-in
Ministria e Ekonomisë është e vendosur të çojë deri në fund betejën e nisur me një prej kompanive më të fuqishme në vend, “CEZ Shpërndarje”, informoi mëngjesin e së premtes e përditshmja “Shqip”.
“Shqipëria nuk do t’i shpëtojë krizës”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmeron Shqiperine se nuk mund t’i shpëtojë krizës së Eurozones, e veçanërisht krizës qe vjen nga Greqia. Këshilli Mbikëqyrës i BSH, miratohen dy kandidatura
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Albpetrol do të shitet 100 %
Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës.
Lajmet kryesore
Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes