E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A shtyhet ndeshja Genoa-Inter


Ndeshja Genoa-Inter, e programuar për tu zhvilluar ditën e dielë në qytetin e Xhenovës, është shtyrë për shkak të përmbytjeve masive që kanë shkaktuar 7 viktima.

Njoftimin e ka dhënë kryebashkiakja e qytetit italian, Marta Vincenzi. Zona më e goditur e qytetit nga përmbytjete është pikërisht ajo ku ndodhet stadiumi “Luigi Ferraris”.

Mes viktimave raportohet të jetë edhe një grua shqiptare e identifikuar si Shpresa Djala, 28 vjeç, dhe dy vajzat e saj, përkatësisht 1 dhe 10 vjeç.

Sipas burimeve, është konfirmuar se pesë nga viktimat kanë humbur jetën për shkak se u futën në korridorin e një ndërtese.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se personat në fjalë, mes të cilëve dy fëmijë, u futën në korridor për t’u mbrojtur nga shiu i rrëmbyeshëm, ndërkohë që hapësira u mbulua nga uji që vërshoi papritur.

Mësohet se ata nuk patën kohë për të arritur shkallët dhe për të dalë nga korridori i ndërtesës, por u përfshinë nga vala e ujit të rrëmbyeshëm.

Ndërkohë, në një zonë tjetër të qytetit, autoritetet policore kanë urdhëruar banorët që ndodheshin rrugëve që të strehohen në vende të sigurta.

Kjo, pasi shumë shpejt pritet një valë e re uji, që nga forca pritet të marrë me vete cdo gjë që do t’i dalë përpara.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Përmbytjet, shtyhet Xhenoa-Inter
Federata italiane e futbollit vendosi të shtyjë për një datë tjetër, që do të caktohet më vonë, ndeshjen mes Xhenoas dhe Interit, e vlefshme për javën e 11 të Serisë A.
Superliga, Pogradeci mposht Laçin
Eshtë zhvilluar ndeshja e parë e javës së tetë e Kategorisë Superiore ku Pogradeci mundi Laçin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
FA do të apelojë dënimin e Rooney
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se do të apelojë dënimin prej tre ndeshjesh që UEFA i ka dhënë sulmuesit Wayne Rooney, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Mali i Zi-Angli, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian. Schalke 04, Huntelaar thyen hundën, operohet
Klaas Jan Huntelaar, sulmuesi i Schalke 04, u operua si pasojë e frakturës së dyfishtë të hundës që pësoi të enjten në mbrëmje në ndeshjen kundër Larnakës (0-0), e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Ibra: Ose iki, ose rrah Guardiolën!
Nga Barcelona vijnë reagimet e para pas publikimit të një pjese të autobiografisë së Zlatan Ibrahimovic nga gazeta suedeze ‘Afonblandet’.

Lajmet kryesore

Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›