Perez: Titulli po na pret

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se titulli po e pret Realin. Pas prezantimit të lojtarit të ri të Realit, Asier Illarramendit, Perez tha se Reali po bëhet çdo ditë e më i fortë.
"Sot kemi sjellur një lojtar fantastik në skuadër. Ne po vazhdojmë të forcojmë skudrën tonë dhe nuk do të ndalemi me kaq. Shoqëria mbretërore është e gatshme për të filluar një kampionat mbresëlënës për ju. Jemi më të fortë nga dita në ditë dhe titujt nuk do të mungojnë" ka thënë Perez./Indeksonline/