E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez: Transferimi i Villa-s në Bernabeu çështje kohe

Madrid- Pas superblerjeve të Ricardo Kaka e Cristiano Ronaldo, presidenti i sapozgjedhur i Realit të Madridit Florentino Perez ka premtuar se brenda disa ditësh do të firmosë edhe më lojtarin e Valencias dhe të kombëtares spanjolle, David Villa.

Perez u shpreh i sigurtë se do të mposhtë konkurrencën e Manchesterit, Barcelonës e Liverpulit për shërbimet e 27 vjeçarit.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer të cilin doemos duhet ta përfshijmë në projektin tonë. Transferimi është vetëm çështje kohe. Gjithçka është arritur në një mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese pasi kemi marrëdhënie të mira me Valencian...”, u shpreh për të përditshmen sportive Marca, Perez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›