E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva pranë rikthimit te Dinamo e Kievit

Kiev- Dynamo Kiev është duke menduar për një rikthim të bujshëm të ish sulmuesit e saj Andriy Shevchenko në ligën e Ukrainës. 32 vjeçari që kurrë nuk e gjeti formën e mirë që nga momenti që u largua nga Milani tashmë nuk përbën më objekt merkatoje. Interesi nga skuadrat e mëdha ka rënë dhe Sheva mendon seriozisht që një rikthim i tij në Ukrainë do ti mundësonte të luante sërish në Ligën e Kampionëve ku ai është një nga golshënuesit më të mirë.

Megjithatë lojtari i huazuar nga Chelsea tek kuqezinjtë kërkohet edhe nga skuadra e Romës. Agjenti i tij dhe vetë lojtari po shqyrtojnë të dyja këto oferta, por duket se fati i Shevës është i lidhur me Kievin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›