Diploma e Albert Ajnshtajnit shitet për 199 000 euro
Zyrih - Diploma e doktoraturës së Albert Ajnshtajnit është shitur në Luçernë për shifrën e 199 mijë eurove. Ajnshtajni është diplomuar për doktoraturë në Universitetin e Zyrihut që në vitin 1906. Shtëpia e artit ''Fisher Gallery'' ia shiti këtë dokument, si pjesë e një pakete dokumentesh, një koleksionuesi privat.
Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm gjerman, është tepër i njohur për teorinë e relativitetit dhe sidomos për formulën e tij E=MC2, që shpjegon se masa dhe energjia kanë qenë të pandara.
Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm gjerman, është tepër i njohur për teorinë e relativitetit dhe sidomos për formulën e tij E=MC2, që shpjegon se masa dhe energjia kanë qenë të pandara.