E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez edhe 200 milion euro transfere!

Florentino Perez thuhet se është duke bërë gati një plan të ri për Realin duke planifikuar super transfere të reja në skuadër. Perez thuhet se po planifikon të shpenzoj 200 milion euro euro për blerjen e 3 lojtarëve të ri për të bërë plotësisht një skuadër galaktike.

Blerja e David Silvës, Radamel Falcaos dhe Mario Gotzes është objektivi i Florentino Perez.

Me këtë plan Perez beson se do ti ruaj yjet e skuadrës duke bërë që në vitin 2014 Reali të ketë bindshëm skuadrën më të shtrenjtë në botë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›