E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realin e mbrojti krye krimineli

 Mediat kineze kanë publikuar një lajm ku thuhet se skuadra e Real Madridit ka pasur pranë vetes një krye kriminel të cilin e ka arrestuar policia kineze.

Reali thuhet se vitin e kaluar ishte përcjellur nga krye krimineli kinez Jongping Vu Liu në kohën kur madrilenët ishin për të zhvilluar ndeshje miqësore në Kinë.

Jose Luis Villar thuhet të jetë përsoni që i ka propozuar Realit kryekriminelin kinez për ta patur afër atë në Kinë. Policia kineze ka filluar hetimet për këtë rast ndërsa ende nuk ka ndonjë reagim nga Real Madridi.

Krimineli kinez ishte kreu i një bande trafikimi lëndësh narkotikesh ndërsa thuhet se Realit i ka siguruar jetë superluksoze gjatë kohës që ishin në Kinë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›