Perez ta “shpëtoj” Ronaldon

Gjasat që Cristiano Ronaldo të largohet nga Real Madridi në fund të edicionit janë tejet të mëdha. Për të ndaluar këtë lëvizje njeriu më me ndikim duket të jetë Florentino Perez.
Sipas burimeve brenda skuadrës së Realit, Perez do të paraqes në javët në vazhdim planin e tij për “bllokomin” e Ronaldos në Real, plan i cili do ta lërte atë në këtë skuadër edhe nëse Mourinho do të largohej.
Perez do të bëjë gati kontratën e re për Ronaldon e cila do të jetë më e lartë se kjo aktuale ndërsa do të paraqet edhe një plan në përkrahjen e tij si një kandidat nga skuadra për Topin e Artë.
Pikërisht janë këto dy arsye që e mundojnë Ronaldon, duke bërë që ai të mendoj largimin nga Reali. Flitet se nga 10 milion euro neto që Ronaldo fiton aktualisht, me kontratën e re ai do të fitoj 15 milion euro./Indkesonline/