E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i SHBA në OSBE: U identifikuan shkelje. Presim që numërimi të vazhdojë në rregull

Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë publikoi fjalen e te Ngarkuarit me Punё te SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, qe u deklarua rreth zgjedhjeve ne ShqiperiVJENE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por i kërkuan që shkeljet e identifikuara nga OSBE të mos përbëjnë më mangësi për zgjedhjet që pasojnë.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri të ditur se i Ngarkuari me Punё i SHBA-ve pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, deklaroi sot në Vjenë në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, se "Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёrgёzojnё qytetarёt dhe qeverinё e Shqipёrisё pёr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare mё 28 qershor 2009. Qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt".
Sipas tij, vlerёsimi paraprak i OSBE-sё vёrejti se zgjedhjet nё vetvete shёnuan pёrmirёsime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje pёrsa i pёrket rregullave tё fushatёs dhe Kodit Elektoral.
I Ngarkuari me Punё i SHBA-ve, pranё Kёshillit tё Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenё, z. Kyle Scott, i bёri thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore. "Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numёrimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre. Presim qё ky proces tё vazhdojё me tё njёjtёn rregullsi", theksoi z. Scott në takimin e sotshëm të OSBE-së.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se në fjalën e tij z. Scott vlerësoi gjithashtu se edhe "administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mёparshme".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›