E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Vasili: Per koalicionin vendosim pas rezultateve

Nga rezultatet e deritanishme të KQZ-së “topi”për të formuar qeverinë është në dorë të LSI-së. Sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili tha se “LSI do të vendosë per koalicionin pasi të dalë rezultati prëfundimtar nga KQZ”, ndërkohë burime nga kjo parti bëjnë të ditur se LSI pritet të mbledhë kryesinë sot pasdite.TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje dy forcave kryesore politike në vend për të hequr dorë nga përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e e zgjedhjeve me cdo lloj forma presioni dhe mjetesh antiligjore.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili tha se standardet e zgjedhjeve tashmë janë komprometuar dhe tensionimi i mëtejshëm i vendit që do të conte në prishjen e imazhit do të bënte përgjegjës PD-në dhe PS-në.

“Imazhi i vendit është cënuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe cdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të conte në një prishje të imazhit me pasojë afatgjata dhe shumë e dëmshme për vendin dhe procesin e integrimit të vendit ku përgjegjësia do te rendonte mbi keto dy forca politike. LSI i bën thirrje forcave politike për të hequr dorë nga përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me cdo lloj forma presioni dhe mjetesh antiligjore.” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSI.

Nga rezultatet e deritanishme të KQZ-së “topi”për të formuar qeverinë është në dorë të LSI-së dhe të koalicionit që ajo drejton Aleanca Socialiste për Integrim.

Deri tani, kur kanë mbetur vetëm pak kuti votimi për t’u numëruar, koalicioni i djathtë Aleanca e Ndryshimit e PD-së ka 70 mandate për deputetë, ndërsa koalicioni i majtë i Bashkimit për Ndryshim ka marrë 66 mandate për deputetë. Për të formuar qeverinë duhen që koalicioni të ketë të paktën 71 mandate.

I pyetur nga gazetarët se me cilin koalicion do të bashkëpunojë LSI, sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili tha se “LSI do të vendosë per koalicionin pasi të dalë rezultati prëfundimtar nga KQZ”, ndërkohë burime nga kjo parti bëjnë të ditur se LSI pritet të mbledhë kryesinë sot pasdite ku dhe pritet të diskutojë se me cilën parti do të bashkohet për të formuar qeverinë.  Nderkohe Dritani Prifti, deputet i LSI i cili ka fituar mandatin ne qarkun e Fierit ka deklaruar ne media se vota e tij do ishte kunder Rames dhe pro Berishes per krijimin e qeverise. 

LSI i bëri thirrje të Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor që ato në respekt të ligjit të mbyllin sa më shpejt këtë proces të stërzgjatur, që ai të mos degjeneroje me tej ne shernaja politike, sepse interesat, imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishshme se interesat partiake.
“LSI i kërkon dy partive të mos krijojnë me tej tensione artificiale që cojnë në konfrontime të panevojshme midis qytetareve si dhe të largojnë personat me detyra shteterore ne pushtetin qendror dhe ate lokal nga qendrat e administrimit te zgjedhjeve.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›