E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanino Opozita te votoje ligjet me 3/5

Bregu ne Shkup Bojkoti i gjate pengoi reformat integruese te vendit Bojkoti i opozites ne Shqiperi eshte nje rast i paprecedent ne te gjithe rajonin

Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin Evropian Stefano Sanino i ben thirrje opozites shqiptare te heqe dore nga bojkoti per ligjet e cilesuara ne Parlament. Qendrimi i radhes i perfaqesuesit te Bashkimit Evropian vjen nga Shkupi ku ishte i pranishem ne nje tryeze me teme Sfidat evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne kete takim ishte e pranishme edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Pas ketij takimi ministrja e Integrimit theksoi se ngerci politik dhe bojkoti i opozites ka sjelle serish refuzimin e statusit kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Statusi

Askush nuk mund te thote se perpjekjet madhore te Shqiperise ne rrugen e integrimit evropian nuk jane vleresuar si ne progres-raport si ne deklaratat e nderkombetareve. E vetmja gje ne te cilen eshte vene gishti si problematike eshte konflikti dhe bojkoti i gjate i cili ka penguar reformat integruese te vendit - theksoi Bregu ne nje prononcim per mediat. Ne kete takim ministrja Bregu ishte e pranishme me ftese te Zevendeskryeministres per Integrim Evropian ne Republiken e Maqedonise Teuta Arifi. Ne kete takim moren pjese kryeministri i Maqedonise Nikola Gruevski ministra dhe drejtues te tjere te larte te proceseve te integrimit ne rajon perfaqesues nderkombetare. Ne fund te diskutimeve te pranishmit ne kete takim u shprehen se bojkoti i opozites ne Shqiperi eshte nje rast i paprecedent ne te gjithe rajonin. Nderkohe qe ne progres-raportin qe i dha pergjigje negative Shqiperise theksohej se

mosfunksionimi normal i jetes parlamentare per shkak te bojkotit te opozites i cili nuk mundesoi votimin e ligjeve te rendesishme te integrimit te cilat kerkonin shumicen e votave ne parlament ishin arsyet kryesore qe e ndeshkuan per te dyten here vendin per marrjen e statusit kandidat ne BE. Rezultati i ketyre zgjedhjeve te cilat u konsideruan nga OSBE- ODIHR-i si ne permbushje te shumices se standardeve nderkombetare edhe pse e shenuan disa mangesi u kundershtua nga Partia Socialiste. Bllokimi politik ka penguar seriozisht punen parlamentare si dhe nevojen per dialog politik te qendrueshem dhe konstruktiv. Ai ka penguar gjithashtu krijimin e nje konsensusi per te mundesuar zbatimin e reformave perkatese te BE-se. Bojkoti i pjesshem i opozites ka penguar punen e parlamentit duke perfshire edhe pengimin e miratimit te ligjeve qe kerkojne tre te pestat e votave. Reformat e rendesishme lidhur me BE-ne kane qene te penguara nga bllokimi politik - nenvizohej ne raport-progresin e KE-se. Gjithashtu ne kete raport pohohet se ishin zgjedhjet e 8 majit ato te cilat ndikuan edhe me shume ne polarizimin e situates mes mazhorances dhe opozites. Klima e polarizimit dhe mosbesimit mes qeverise dhe opozites eshte ndikuar nga zgjedhjet lokale te 8 majit. Ka fusha ne zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ku standardet nderkombetare u arriten nje perparesi kyce kjo e opinionit por ka edhe zona te tjera ku kjo nuk u be e mundur. Zgjedhjet lokale te 8 majit si rezultat i numerimit te votave te diskutueshme te fletevotimeve te gabuara dhe rezultatet e kontestuara ne Tirane theksuan edhe me tej polarizimin midis shumices qeverisese dhe opozites. Te gjitha keto ngjarje shmangen vemendjen e politikes larg nga reformat aq te nevojshme politiken e BE-se. Perkundrejt ketij sfondi qeveria beri disa perpjekje per te ecur perpara me agjenden e integrimit ne BE dhe ne vecanti per te pergatitur nje plan veprimi per te adresuar rekomandimet e vitit 2010 te opinionit te Komisionit. Keto perpjekje jane pasqyruar nga bashkepunimi i mire mes shumices qeverisese dhe opozites ne Planin e Veprimit ne komisionin parlamentar per Integrimit evropian dhe punen e perbashket per te arritur marreveshje mbi reformat e nevojshme. Ndersa perpjekjet per te ngritur grupe pune per reformen zgjedhore ngecen ne fund - shprehej raporti.

Gjykata Administrative serish ne rend dite

Mazhoranca kembengul per ti ardhur ne ndihme biznesit dhe kjo nepermjet miratimit te projektligjit Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative. Ky draft edhe pse eshte prej me se dy vitesh ne Kuvend ende nuk ka pare driten jeshile per shkak te mungeses se konsensusit te opozites. Pavaresisht ketij fakti projektligji eshte perfshire serish sot ne rendin e dites se seance plenare si pika 5 e tij. Por sot ligjvenesit socialiste e demokrate do te diskutojne projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes se kredise per eksport ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise qe vepron ne emer te Republikes se Shqiperise i perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG per financimin e projektit Furnizimi me uje i Bilishtit - kontrate me celesa ne dore Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Kosoves per transportin nderkombetar rrugor te udhetareve dhe mallrave dhe projektligjin Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9901 date 14.4.2008 Per tregtaret dhe shoqerite tregtare. Si pike 6 e rendit te dites eshte plotesimi i vendeve vakante ne institucione nderkohe me tej eshte parashikuar dhe nje interpelance me Ministrin e Informacionit dhe Teknologjise se Informacionit Genc Pollo kerkuar nga deputeti Taulant Balla. Seanca do te mbyllet me diskutimet per ceshtje jashte rendit te dites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›