E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e Rithemelimit në KAS: KQZ shkeli Kodin Zgjedhor, PD e Berishës të regjistrohet në zgjedhje

Ankimi i vendimit të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi më 14 mars 2023 për mosregjistrimin e PD-së me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhjet e 14 majit dhe kërkesa për regjistrimin e PD të përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit është marrë sot (16 mars) në shqyrtim nga KAS.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së së Rithemelimit, kanë deklaruar se deklarata solemne e Bashës për dorëheqje nuk duhet të merret fare në shqyrtim, pasi sipas tyre detyra si Kryetar Partie nuk mund të delegohet. Sa i takon dokumentave të dorëzuar nga Alibeaj, Nuraj u shpreh se një dokument e ka vlerën 3 muaj dhe pas këtij afati, vërtetimi humb sesin ligjor.

“Një vërtetim e ka vlerën deri në 3 muaj. Pas 3 muajve vërtetimi nuk pranohet. Ky vërtetim e ka humbur çdo sens ligjor. Mund të kemi dhe elementë të një dokumenti të falsifikuar të s’kualifikohet si provë nga na juaj dhe të mos shqyrtohet fare.

Deklarata e solemnitetit është një kërkesë e ardhur si një sugjerim i organizmave që kanë 32 vite që monitorojnë zgjedhjet dhe nuk është përgjegjësi që kryetari i partisë e merr si të drejtë nga funksioni si kryetar partie. Por është e përgjegjësi personale e kryetarit të partisë për të mbushur këtë formular. Nuk mund të delegohet. Prandaj ligji përcakton pjesën solemne. Në momentin që kandidati nuk pranon apo se nënshkruan formularin e dekriminalizimit s’kualifikohet dhe madje ka dhe përgjegjësi penale. Dhe ky arsyetim të mos pranohet nga ana juaj dhe të kthehet mbrapsht. Këto gjetje, e drejta është në anën e PD dhe në anën e atyre që përfaqësojmë., e drejta të kthehet në vend”, kërkoi Ledio Nuraj. Ky i fundit kërkoi regjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Po kërkojmë regjistrimin si subjekt zgjedhor, të sjellim alternativën ndryshe dhe zgjedhësit shqiptarë të votojnë. Të gjitha këto të kihen parasysh nga ju. Kemi paraqitur dokumentacionin. Ne presim një vendimmarrje në zbatim të ligjit me regjistrimin e PD me kryetar Sali Berishën”, theksoi ai.

Ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i Rithemelimit, u shpreh se vendimi i KQZ për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga Berisha, është shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, KQZ duhet të njohë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për njohjen e PD së Berishës.

“Problemi i autorizimit ishte formulimi i paqartë, s’dua të kapem me datën dhe elementët formalë. Por ajo që tha Celibashi, elementi ia autorizimit është te këto fjalë që janë përdorur. Gjuha e përdorur është në kohën e shkuar, një vit më parë, autorizimi nuk është i qartë. Sepse flet për zgjedhje të përgjithshme vendore. Kjo gjë nuk është pasqyruar më në vendimin final. Pjesa e autorizimit nuk ka qenë e qartë.

Në gjykimin tonë është zero % juridike. Si mund të legjitimohet një palë që thotë se kryetari ka dhënë dorëheqjen. Ne kemi legjitimitet, kemi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. KQZ si institucion në praktikën e tij dhe vendimmarrjen e mëparshme Bindja Demokratike ka regjistruar me vendim të gjykatës së shkallës së parë.

Në gjykimin tim, KQZ ka shkelur kodin zgjedhor duke mos pranuar regjistrimin e PD së përfaqësuar nga Berisha. KAS të ndryshojë vendimin duke detyruar KQZ të regjistrojë PD për zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me Kodin Zgjedhor. Kundërshtojmë vendimin e KQZ së datës 14 dhe kërkojmë ndryshimin e këtij vendimi dhe regjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit” tha përfaqësuesi ligjor Franc Nuri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›