E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesja, mallkimi i ndeshjes së pestë Për hir të së vërtetës, duhet të kemi frikë kur na vjen një numër i tillë dhe jo për supersticion. Sidoqë ta kemi nisur, mirë apo keq, ky takim sjell me vete në 85 për qind të rasteve humbje dhe vetëm

BLEDAR KUKA - Ajo që kuqezinjtë do të luajnë në Maltë do të jetë e pesta ndeshje eliminatore e botërorit 2010. Për hir të së vërtetës, duhet të kemi frikë kur na vjen një numër i tillë dhe jo për supersticion. Sidoqë ta kemi nisur, mirë apo keq, ky takim sjell me vete në 85 për qind të rasteve humbje dhe vetëm në një ndeshje kemi dalë barazim.

Llogarinë po e bëjmë të 11 viteve të fundit që nga eliminatoret e Botërorit 1998 të Francës kur pas 4 përballjeve të para patëm 1 barazim e 3 humbje. Vijoi një 2-3 tepër i njohur në Granada të Spanjës me Gjermaninë (trajner Astrit Hafizi). Në Euro 2000, kishim 3 barazime dhe vetëm një humbje, por humbëm 1-2 në Tiranë me Norvegjinë (sërish trajner Hafizi).

Në Botërorin 2002 shkuam në Iraklion të Kretës në Greqi pasi kishim arritur një fitore dhe 3 humbje. Në ishull humbëm 0-1 dhe trajner ishte Medin Zhega. Në Euro 2004, me trajner Brigelin, Shqipëria pati një fitore, dy barazime e një humbje, pra njëlloj si sot, ndërsa humbi 1-2 në Dublin me Irlandën.

Vijnë dy turnetë e fundit, fillimisht Botërori gjerman 2006 kur pas dy fitoreve dhe dy humbjeve u mundëm 0-2 në “Qemal Stafa” me Ukrainën (trajner Brigeli) dhe pastaj Euro 2008 me Bariçin kur arritëm fillimisht 2 barazime dhe dy humbje. Ky i fundit, është i vetmi rast kur ndeshja numër 5 ishte barazim, një 0-0 mjaft i vlerësueshëm në Sofie përballë Bullgarisë.

1998:
0 fitore, 1 barazim, 3 humbje: Humbje (2-3 me Gjermaninë në Granada të Spanjës)
2000
0-3-1: Humbje (1-2 në Tiranë me Norvegjinë)
2002
1-0-3: Humbje (0-1 në Iraklion me Greqinë)
2004
1-2-1: Humbje (1-2 në Dublin me Irlandën)
2006
2-0-2: Humbje (0-2 në Tiranë me Ukrainën)
2008
0-2-2: Barazim (0-0 në Sofie me Bullgarinë)
2010
1-2-1: Ndeshje në La Valeta me Maltën

E Shtune, 07 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›