Perfaqesuesja nis javen anti-Bjellorusi

Lila Ne Qemal Stafa cdo skuader e huaj ka pasur problem. Agolli Ne Bjellorusi u mundem se kishim shume mungesa
Tanime per kombetaren ka ardhur edhe takimi i se vertetes. Te shtunen kuqezinjte do te luajne perballe Bjellorusise nje nga to ndeshje ku barazimi apo humbja do te konsideroheshin rezultate negative. Nje te tille e dine fare mire edhe lojtaret tane qe duke filluar qe nga dita e djeshme kane filluar qe te pergatiten per takimin e madh. Perballe do te kene skuadren e drejtuar nga Bernd Shtange. Skuadra e teknikut gjerman eshte etiketuar qe ne fillim si rivalja kryesore ne grup per arritjen e vendit te katert dhe per ngjitjen nje vazo me lart.
Takimi i pare
Gjithsesi duhet thene se kater ndeshjet e para ata nuk kane zhgenjyer. Bjellorusia nuk eshte me ajo e sezoneve te shkuara dhe me nje brez te ri e te talentuar kete edicion ka marre 2 fitore dhe 2 barazime duke mbajtur vendin e dyte ne grup nje pike me poshte se Franca. Ne lsquoQemal Stafa cdo skuader e huaj ka pasur probleme pse te mos kete Bjellorusia - deklaroi mbrojtesi Andi Lila sa i perket ekipit bjellorus. - Per ne eshte ndeshja me e rendesishme e sezonit dhe shpresoj tia dalim mbane - shtoi ai qe nga qendra e grumbullimit te ekipit kombetar ne Durres. Shqiperia megjithate u mund 2-0 ne ndeshjen e tetorit ne Minsk madje duke u dominuar totalisht nga skuadra vendase. Ne Bjellorusi kishim shume mungesa faktori fushe ishte shume i rendesishem dhe po ashtu kushtet atmosferike ishin teper te ndryshme nga ato ne Tirane - pohoi mbrojtesi i Tiranes. - Ata jane nje ekip i mire dhe duhen respektuar por nuk besoj se kane ndonje diference te madhe nga te tjeret qe kane ardhur ne lsquoQemal Stafa. Them se jane nje skuader normale dhe qe ne mund ta mposhtim. Vec kesaj kjo eshte nje sfide direkte per te matur forcat tona dhe them se do te jete nje ndeshje e bukur per tu pare - shtoi Lila.
Garda e vjeter
Ndeshjet e fundit kane treguar se kombetarja shqiptare vazhdon te kete probleme te shumta. Ndeshja miqesore e 9 shkurtit me Sllovenine konfirmoi se ekipi ka nevoje per nje organizator dhe per kete arsye Kuzhe ka rikthyer ne skuader nje pjesetar te gardes se vjeter si Ervin Skela. Megjithate probleme ka edhe ne mbrojtje ku mungojne Dallku e Curri. Teli me sllovenet beri nje loje shume te mire keshtu qe shpresoj qe mungesat te mos jene problem - deklaroi mbrojtesi Ansi Agolli nje nga lojtaret me te mire te kombetares ne keto momente. - Diten e shtune na pret nje ndeshje shume e rendesishme por ne do te tregojme se kush jemi - shtoi ai. Por miqesorja me Sllovenine tregoi se ka edhe futbolliste qe nuk jane ne forme. Eumlshte nje periudhe jo shume ideale per ne pasi shume lojtare jane ne faze pergatitore ose sapo kane nisur te luajne - tha Agolli. - Kam parasysh ata qe luajne ne Ukraine ne Kroaci apo ne vende te tilla. E megjithate Ansi Agolli eshte nga ata qe e sheh me me optimizem situaten e ekipit kombetar. Nuk duhet te shihni dy ndeshjet e fundit pasi ato ishin vetem miqesore - tha ai. - Ndersa ne Bjellorusi u mundem sepse ndoshta nuk dhame me te miren tone dhe sepse kishim shume mungesa. Por kete here do te jete ndryshe pasi luajme ne fushen tone dhe ekipi eshte me i plote. Mungesa e Skeles Eumlshte e vertete se ne dy ndeshjet e fundit na ka munguar nje futbollist qe te lidhe mesfushen me sulmin por Skela tani eshte rikthyer - deklaroi me tej futbollisti i kombetares.
Grumbullimi
Kombetarja dje nisi pergatitjet me kohe te plote ndersa trajneri Josip Kuzhe ka zhvilluar vetem nje seance stervitore. Kroati ka filluar te flase koke me koke me lojtaret duke u sqaruar se cfare kerkon per ndeshjen e 26 marsit. Bjellorusia realisht eshte nje kundershtar me ne forme se Shqiperia dhe kjo skuader do te vije ne Tirane per te marre 3 piket thelbesore ne objektivat per kualifikim.