Bota arabe dhe aksionet ushtarake kunder Libise
Ndonese Liga Arabe e kerkoi vete krijimin e zones se ndalim-fluturimit ne Libi tani ajo po distancohet hapur prej aksioneve ushtarake perendimore ndaj regjimit te Libise.
Qysh ne fillim ishte e qarte Aksionet ushtarake kunder regjimit te Muamar Al-Gadafit jane me rrezik dhe shansi per te pasur sukses nuk eshte i sigurt. Diktatori libian nuk terhiqet por i mobilizon perkrahesit e tij per lufte te armatosur kunder objektivave perendimore. Trupat nderkombetare jane superiore ushtarakisht. Por ato nuk u kundervihen regjimeve me trupat e kembesorise. Si dhe kur do te perfundoje kjo lufte asimetrike eshte e pasigurt ndaj ne duhet te pergatitemi edhe per me te keqen Kjo mund te jete nje lufte e gjate. Mund te kete shume te vrare.
Megjithate bashkesia nderkombetare parimisht ka vepruar drejt Te mbajturit sehir ndaj asaj se si nje diktator mposht kryengritjen e qytetareve ne vendin e tij do te ishte katastrofale. Bashkesia nderkombetare duhej te deshmonte se solidariteti i saj me levizjet per liri ne boten arabe nuk eshte vetem me fjale. Ajo u konfrontua me dy opsione morale mjaft problematike dhe duhej te vendoste nen nje presion te jashtezakonshem kohe.
Sidoqofte eshte e rrezikshme qe SHBA Franca dhe Britania e Madhe perkunder te gjitha perbetimeve nuk insistuan sa duhet per nje prani me te dukshme te vendeve arabe. Liga Arabe kerkoi me mjaft insistim krijimin e nje zone ndalim fluturimesh dhe tani emirati i vogel i Gjirit Katari ka nisur pjesemarrjen ushtarake por ajo qe te bie ne sy eshte fakti se te gjitha fijet e rendesishme te komandes po kalojne ne hemisferen perendimore nderkohe qe udheheqesit e shteteve arabe deri tani kane mundur te shmangen me sukses ndaj cdo pergjegjesie.
Ketu qendron nje rrezik i jashtezakonshem per legjitimitetin e kesaj nderhyrjeje ne te gjithe rajonin. Krahasuar me nderhyrjet ushtarake ne Irak dhe ne Afganistan nderhyrja ne Libi vertet ka tani me shume akceptancen e botes arabe Shume njerez solidarizohen me rebelet dhe luften e tyre kunder Al-Gadafit. Por kjo atmosfere shume shpejt mund te ndryshoje ne qofte se ne YouTube apo ne kanalet e medha televizive do te shfaqen gjithnje e me shume pamje me civile te vrare prej sulmeve te SHBA-se.
Liga Arabe nderkohe ka shprehur kritike ndaj qendrimit perendimor por kete e ben pa treguar alternativa. Kjo eshte nje shenje alarmuese Indinjata qe po shprehin prej muajsh popujt arabe ndaj regjimeve te veta shpejt mund te ndryshoje duke u kthyer ne nje qendrim antiperendimor. Kjo do tu vinte per mbare sundimtareve qe ndodhen nen presion.