Nga sentenca tek alkooli Bosman Jam i vetmi qe kam vuajtur

Njeriun qe ne 95-n nderroi boten e futbollit jeton sot ne periferi te Liezhit fale nje subvencionimi shteteror. Parate e demshperblimit i kane shkuar te gjitha avokateve. Do te doja vetem pak mirenjohje dhe qe njerezit ta dine qe ashtu sic ekziston nje ligj Bosman ekziston dhe nje djale qe per ate ligji ka dhene gjithcka dhe eshte alkoolizuar
Ligji qe mban emrin e tij ka bere historine e futbollit. Themi keshtu pasi nepermjet te famshmit ligji Bosman futbollistet e diteve te sotme marrin para pa fund nderkohe qe si per ironi te fatit vete Zhan-Mark Bosman qe sot jeton fale asistences sociale nuk ka perfituar asgje nga ajo lufte qe fitoi pak vite me pare. Ish-futbollisti tani banon ne periferi te Liezhit me te shoqen Carine dhe dy femijet Martin e Samuel Bosman ka dhe nje vajze 21vjece qe ka lindur gjate marteses se pare por qe nuk preferon te fales per te qe ne ate shtepi nuk mund te qendrojne me te pasi keshtu mund te humbasin edhe ndihem ekonomike. Tanime ish-mesfushori eshte shnderruar plotesisht. Ai nuk ngjan me me te riun qe ne 1995-n fitoi betejen qe sot lejon cdo futbollist qe pas perfundimit te kontrates te largohet nga klubi perkates pa paguar asnje euro.
Beteja e dyte
Tanime 46 vjecari eshte i detyruar qe te zhvilloje nje tjeter beteje. Ish-mesfushori belg po mundohet qe te munde alkoolin dhe depresionin. Ka qene shume e veshtire - tregoi Bosmani dje ne nje interviste ekskluzive qe dha per The Sun - pasi fitova para trupit gjykues dhe kam qene i vetem qe kam paguar e paguar pa fund. Njerezit mendojne se kam ndare menjane nje thesar por ju them se lsquothesari im nuk mjafton per ti paguar as nje dite pune Uejn Runit. Parate qe mora nga FifPro 200 mije sterlina dhe demshperblimi qe mu dha nga trupi gjykues flitet per rreth 1 milion sterlina nje pjese u shkoi avokateve ndersa pjesa tjeter perfundoi per te mbuluar shpenzimet gjate proceseve. Nderkohe qe sa i perket atij projekti ku parashikohej nje ndeshje festive asgje nuk u be. Mu desh qe te kenaqesha me nje takim miqesor qe luajta ndaj Liles ku te pranishem ne stadium nuk ishin me shume se 2 mije persona.
Futbollisti ne rrezik
Pasi luajti me Standardin e Liezhit qe eshte edhe skuadra e tij e zemres ne 1988-n Bosmani kaloi tek RFC Liezh. Me kalimin tek ky ekip filluan edhe peripecite per belgun. Dy vite pasi i kishte mbaruar kontrata me klubin e dyte te Liezhit ai e pa veten pa ekip keshtu shkoi qe te luante ne France me
Dunkirkun. Por kesaj martese i tha jo skuadra belge qe nuk i dha leje qe te luante me skuadren transalpine. Ne ate pike Bosmani vendosi qe te hidhte ne gjyq skuadren RFC Liezh dhe nderkohe pranoi te luante ne serite e uleta te kampionatit francez si dhe te shkonte te luante ne ishullin Reunion ne Oqeanin Indian. Me pas me tu rikthyer ne Belgjike Sharleroi i dha nje vend ne skuader duke i dhene vetem 650 sterlina ne muaj e dinin se kush isha dhe cfare kisha bere prandaj konsiderohesha si i rrezikshem. Dy vite me pas parate u zhduken. Bosman vazhdoi te luante per qejf por pa pagese nuk mund te jetonte shume ne Sharleroi duke qene se nuk kishte para per qerane e shtepise. Qe nga ai moment ai vendosi qe te kthehej ne Liezh aty ku garazhin e shtepise se prinderve e ktheu ne nje shtepi te vogel ku jetoi per dy vite. Avokati im u shkroi tere klubeve te Belgjikes por pergjigja ishte e njejte Jo faleminderit. I urojme shume fat zotit Bosman por ne kemi lojtaret tane.
Depresioni dhe alkooli
Perpara se te shperthente ceshtja Bosman mesfushori kishte ne pronesine e tij dy shtepi dhe dy makina te tipit Porsche nderkohe qe tani ai ka nje garsoniere ndodhet prane shtepise se prinderve ku ka kaluar 15 vitet e fundit me te shoqen dhe qenin labrador qe e donte aq shume Freedom Fighter ngordhi dy jave me pare. Qeni im ishte per mua miku me besnik u demoralizova shume kur ngordhi. Tanime mund tju them se kam qene nen tension per sa i perket ceshtjes sime. Komuniteti Evropian nuk donte qe te akuzonte sistemin prandaj edhe avokati im duke dituar se do te me benin qe te peshtyja gjak me tha se mund te ndalesha kur te doja. Por une nuk u ndala pasi ajo ishte nje ceshtje shume e rendesishme dhe prandaj vazhdova ne rrugen qe kisha nisur. Zakonisht kur fiton ne gjyq ndihesh i lire por une kete ndiej nuk e provova pasi shtypi belg me sulmoi prandaj dhe perfundova ne kete stad ku jam tani. Rashe ne depresion dhe fillova te konsumoja edhe me shume alkool. Me pas fillova qe te qendroja ne shtepi duke pirc gjithcka qe me dilte para birre dhe vere. Per Bosmanin jeta ishte kthyer ne nje ferr. Alkooli sipas mjekeve i kishte shkaterruar melcine. Sipas xhaketave te bardha ne qofte se ai nuk do te ndalohej atehere mund te rrezikonte dhe jeten.
Dua vetem mirenjohje
Duke qene se nuk ishte mire me shendet atehere mjeket vendosen qe ta shtronin ne spital prej ku doli me 27 dhjetor te 2007-s. Qe prej asaj dite Bosmani betohet se nuk eshte dehur me edhe pse me gazetarin e The Sun trokiti goten me shampanje Ia lejoj vetes qe te pi nga pak vetem ne raste te vecanta - u justifikua ai. Fitorja ime ne procesin lsquoBosman ishte nje fitore e madhe edhe pse me duhet te them se fitorja me e madhe per mua ka qene ajo kunder alkoolit. Une duhej te isha lojtari me i famshem i Belgjikes pasi kam vendin tim ne histori duke qene se kam luftuar gjate per nje gje te tille por ja askush nuk me njeh. Nuk dua qe te kem bere tere ate per asgje. Sot per sot jam shume i lumtur qe koleget e mi fitojne shume para. Nuk jam aspak xheloz per kete fakt pasi une kam sakrifikuar karrieren time vetem qe futbollistet te mos trajtohen si skllever. Une dua vetem qe te me njohin meriten qe te njohin te tere njerezit qe ekziston nje ligj Bosman. Une dua qe njerezit te dine se ekziston nje djalosh qe per kete ligj ka dhene shume dhe qe per kete fakt u kthye ne nje te alkoolizuar. Por ashtu sic ka thene edhe Konfuci lsquolumturia me e madhe nuk eshte te mos biesh kurre por te jesh ne gjendje te ngrihesh sa here qe rrezohesh. Me mire se Zhan-Mark Bosman askush nuk e di se cdo te thote te humbesh gjithcka dhe te pluskosh ne nje shishe nervozizmi dhe deluzioni te nje karriere te shkaterruar.