Perfaqesuesja pa atdhe fantazma qe u mohua nga FIFA

Aventura e Lazlo Kubalas nje prej talenteve te te gjitha koherave sipas Di Stefanos teknikisht me i paster se Peleja dhe e vjehrrit te tij Ferdinand Daucik trajner me nje inteligjence te pashoqe
Hungaria e Daucik ishte skuadra e formuar nga lojtare pa atdhe. Ishte skuadra e lojtareve qe per klasin qe kishin nuk mund te mbertheheshin dot as nga skemat e futbollit dhe jo me nga ato politike sociale apo kulturore te regjimeve te Evropes Lindore te pas Luftes se Dyte Boterore. Ekipi per te cilin behet fjale nuk ka pasur jetegjatesi te madhe por duhet thene se per aq sa ka luajtur ka mundur qe te lere shenjen e vet ne futbollin boteror. Nje gje te tille e kane bere edhe disa prej individeve te asaj skuadre.
Ne ate ekip spikaten dy persona qe dashuronin futbollin. Behet fjale per Ferdinand Daucik dhe Laszlo Kubala respektivisht vjeherr dhe dhender. Lidhja e ketyre dy figurave kyce te atij ekipi ishte vetem njera prej shume historive te Hungarise skuadres qe jetoi vetem ne fushen e futbollit skuadres qe mbart ne vetvete legjenden e legjendave skuadres qe emri nuk i figuron ne asnje almanak skuadres pa pike grumbullimi skuadres pa stadium skuadres pa trofe skuadres qe lojtaret i luanin vetem se nje dite kerkonin qe te vazhdonin qe te benin pjese te botes se futbollit. Ajo ishte nje skuader e cuditshme pasi perbehej prej lojtaresh pa atdhe. Ajo perfaqesuese u mohua edhe nga FIFA dhe u mbrojt per interesa futbollistike dhe politike nga Federata Spanjolle e Futbollit. U mbrojt nga regjimi i Frankos nga njera prej pese kolonave evropiane kunder komunizmit.
Kubala
Pjesetare te atij ekipi te madh pervec Kubalas ishin edhe Monsider Marik Simotec dhe mbi te gjithe Ferdinand Daucik. Ky i fundit pati shume sukses edhe ne rang klubesh. Pasi mori drejtimin e Barcelones ai arriti qe te krijonte skuadren me te forte te fillim viteve 50 ekipi i Torinos nje tjeter skuader e madhe ne ate kohe u zhduk pas tragjedise ajrore te Superga-s. Njeri prej individeve me te rendesishem te atij ekipin ishte Laszlo Kubala. Ky i fundit me golat dhe lojen qe bente arriti qe te fitonte respektin e shume ikonave te futbollit. Njeri prej tyre Alfredo Di Stefano tha per Kubala-n ... per nga teknika ai eshte me i forte edhe se sa Peleacute. Laszlo djali i nje familje me origjine sllovake lindi ne Budapest me 10 qershor te 1927-es. Ne moshe te re ai nisi te punonte ne nje fabrike. Nga aty Kubala e kuptoi se kishte talent. Ishte nje futbollist i lindur. Ne fillim ai pas punes luajti me ekipin e Ganz ET-se. Me tej i riu u thirr edhe ne kombetare kur veshi fanellen e te rinjve te Hungarise. Ne moshen 17-te vjecare sapo kishte perfunduar Lufta e Dyte Boterore ai u ble nga Ferencvaros-i ku luajti per here te pare me 29 prill te 45-s. Edhe pse i ri ne moshe Kubala u zhvillua mjaft 175 metra i gjate dhe peshonte 83 kilogram dhe me kembet e tij tere klas dhe fantazi beri qe te gjithe ta kishin zili. Pas ndeshjeve te para qe zhvilloi me ekipin hungarez per ate filluan edhe kohet e keqija. Themi keshtu pasi i riu ne pranveren e 46-es i joshur nga nje kontrate e majme vendosi te ikte drejt Bratislaves pasi do te luante me Slovan Bratislava-n. Duke qene se u vu para faktit te kryer Ferencvaros-I vendosi qe te pranonte nje tip demshperblimi te ofruar nga Slovan Bratislava 15.000 monedha ari. Ky hap i madh ishte i pari pasi me vone duke perfituar edhe nga prejardhja cekosllovake e te atit Kubala-s iu hapen dyert edhe nga Perfaqesuesja e Prages pra nga Cekosllovakia. Me fanellen e kesaj kombetareje ai luajti 11 ndeshje dhe shenoi plot 8 gola. Gjate kesaj periudhe ai u njoh dhe me pas u dashurua me te bijen e Komisarit Teknik Ferdinand Daucik Ana Viola-n. Me kete te fundit ai pati edhe nje djale dhe me pas u martua. Por momentet e bukura per te po shkonin drejt fundit ne 48-en Laszlo shkoi ne Budapest qe te luante me Vasas. Ne pamje te pare gjithcka dukej ne rregull. Si futbollist profesionit ai kaloi nga nje klub ne tjetrin por kete monotoni mendoi mire qe tia shkaterroje qeveria hungareze qe vendosi ta inkuadronte ne Legjionin e kuq. Perpos atij vendimi ajo qeveri vendosi qe Kubala te mos udhetonte me jashte shtetit. Ne ate moment jeta e tij nuk kishte me asnje sens Kubala qendronte si i burgosur ne Budapest nderkohe qe gruaja Ana dhe i bri Branko edhe ky nje talent ne futboll vdiq ne moshe te re pasi vuajti nga leucemia ishin ne Cekosllovaki shume larg Laszlo-s. Nderkohe qe vjehrri Ferdinand-i ashtu si edhe Kubala nga Hungaria po projektonte arratine. E para qe u arratis ishte Ana se bashku me djalin me pas ia doli qe te largohej edhe Ferdinand Daucik. Gjysma e familjes se bashku me disa persona te tjere ata gjeten strehim ne Vjene.
Pezullimi i pakuptimte i FIFA-s
Per Laszlo-n arratia ishte mjaft e veshtire. Pas shume e shume perpjekjesh ai me ne fund ia doli qe ta dergonin ne nje repart prane kufirit. Prej aty ne nje nate te ftohte dimri me nje divize sovjetike ai hipi ne nje kampion refugjatesh. Keshtu qe arratia e famshme doli me sukses dhe familja Kubala u ribashkua ne Itali. Si per ironi te fatit Pro Patria kishte kontaktuar me pare me futbollistin qe Federata magjare e Futbollit e pezulloi perjete. Kete vendim si per cudi e ratifikoi edhe FIFA.
Lindja e Hungarise
Por ja qe lojtari nuk u dorezua ne fillim ai firmosi nje parakontrate me Pro Patria-n dhe me pas u stervit ne Busto Arsizio. Me tej formoi skuadren e re Hungarine. Kjo e fundit ishte nje lloj Kombetare e Lindjes qe perbehej nga rober qe kishin fituar lirine duke u arratisur nga vende te Evropes Lindore. Takimet e para kjo perfaqesuese i luajti ne Spanje. Vendi i madh i Gadishullit Iberik qe ishte nen drejtimin e Frankos ishte i lumtur qe te priste kesisoj ndeshjesh per arsyet qe thame pak lart. Ne ato pak ndeshje shpertheu edhe dashuria e futbolldashesve spanjoll me Laszlo Kubala-n. Sapo pane talentin hungarez Real i Madridit dhe Barcelona i hapen lufte njera-tjetres per te marre sherbimet e lojtarit. Ne fund kete duel e fituan kuqeblute fale Pepe Samitier. Ky i fundit qe ishte drejtor i Pergjithshem i Barces me zotesine e vet arriti qe ti mbushte mendjen Kubala-s qe te luante ne Katalonje. Gjithsesi nga ana tjeter Pro Patria nuk u dorezua pasi mendonte qe ti mbushte mendjen FIFA-s per te terhequr vendimin qe kishte marre pak kohe me pare. Por me kot tentativat e klubit Italian rane ne vesh te shurdher pasi vete shteti fqinj ne ate kohe nuk kishte peshen e duhur politike qe te realizonte nje gje te tille. Keshtu Samitier ia doli qe te bente gjithcka qe nuk beri Pro Patria rimbursoi klubin Lombard dhe i dha Kubala-s nje pasaporte spanjolle pervec edhe kontrates se arte. Aftesite e drejtorit katalanas bene te mundur qe Kubala te debutonte me Barcelonen ne prill te 51-it. Influence e madhe e Samitier-it u pane ne momentin kur ky i fundit arriti qe nepermjet miqesive te fuqishme te bente FIFA-n qe te hiqte denimin qe kishte marre per lojtarin.
Mirenjohja
Pas tere ketyre peripecive Kubala tregoi se nuk do te harronte kurre familjen. Keshtu mori me vete ne Spanje edhe te vjehrrin Ferdinand Daucik. Trajneri cekosllovak arriti qe tek Barcelona te ndertonte nje skuader te madhe. Ai arriti qe te gjente lojtaret e duhur per ti vene ne dispozicion Laszlo-s. Keshtu u krijua edhe nje nga ciklet me fituese te klubit te famshem katalanas.
Sukseset tek Barca
Ne kater vite qe Daucik drejtoi Barcelonen ai arriti qe te fitonte te gjitha trofete me te rendesishem. Ne sezonin 51-lsquo52 ata triumfin ne Grand Slam pra fituan La Ligan Kupen e Spanjes ne ate kohe njihej si Kupa e Kryekomandantit Kupen Latine Kupen Eva Duarte dhe Kupen Martini amp Rossi. Sipas disa biografeve te Barces ai formacion ishte edhe me i forte se sa ekipi i viteve te fundit qe perbehej nga Koeman Stoichkov e Romario. Ajo Barcelone mund te themi se renditet vetem pas kesaj se sotmes qe luajne Mesi Ksavi dhe Iniesta. Ne ate kohe Barca kishte nje sulm te frikshem. Atij ekipi i pelqente te luante ne sulm pasi ai repart formohej nga futbolliste si Basora Ceacutesar Kubala Moreno dhe Manchograven. Tekniku i tyre Daucik beri te mundur qe tere kalsin e ketyre futbollisteve ta inkuadronte ne nje skeme shume efikase. Pervec se ishte nje teknik shume i zoti ai ishte edhe nje njeri i mire. Ne ate kohe thuajse i mbushte mendjen futbollisteve qe kishin humbur besimin ne vetvete se me nje gjysme aspirine mund te rrisnin nivelin e tyre. Ne te njejten kohe ai kerkonte disipline taktike. Cdo ndeshje ai e kuronte deri ne detajin me te vogel. Duhet thene se ishte pikerisht tekniku ne fjale ai qe drejtoi edhe Hungarine qe sapo ju folem pak me lart. Daucik ishte komisari teknik i Hungarise qe dha spektakel vetem ne tri ndeshje te veres se 1948-s. Ishte drejtuesi i Hungarise se talentit Laszlo Kubala babait te Brankos burrit te Ana Violas dhe dhendrit te Ferdinandit vdiq me 1986-n. Ky i fundit pas asaj eksperience te mrekullueshme qe pati me Barcelonen drejtoi edhe skuadren e Atletikos se Madridit Portos Betisit dhe Espanjolit.
Liria pas topit
Kubala ne 1965 luajti ne te njejtin ekip me te birin ne ate kohe ishte gjashtembedhjete vjec tek Espanjoli. Nje tjeter sodisfaksion ai e mori edhe si trajneri kur sterviti Kombetaren e Spanjes nga 69 deri ne 80. Kjo eshte edhe historia pra e Ferdinand Daucik dhe Laszlo Kubala-s e dy ikonave te Hungarise qe kane pasur te njejten enderr dhendri dhe vjehrri qe kerkuan lirine duke i vajtur pas topit te futbollit. Ende sot askush nuk eshte ne gjendje qe te thote nese ata ia kane arritur qellimit te tyre te vertete. Askush nuk mund te thote nese neteve qe kane kaluar te vetem a kane pare ndonjehere pas. Deri me tani vetem nje gje eshte e sigurt. Kjo dyshe zbaviti boten me Hungarine perfaqesuesen qe ekzistoi vetem per pak kohe perfaqesuesen e futbollisteve pa atdhe.