Vdes kalimtari arrestohet drejtuesi i mjetit
Nje aksident i rende rrugor me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne rrugen nacionale Pogradec - Korce ne afersi te kryqezimit te rruges se fshatit Bucimas. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ndersa policia ka ndaluar edhe autorin e saj 32-vjecarin Erion Shkembi banues ne qytetin e Pogradecit. Sipas te dhenave te para mesohet se arrestimi i tij u be pasi duke drejtuar mjetin tip Mercedes-Benz me targa KO 2698 B ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen kalimtarin 57-vjecar Beqir Topuzi banues ne fshatin Bucimas te Pogradecit. Materialet rreth kesaj ngjarje do ti kalojne prokurorise se Pogradecit per ndjekje te metejshme mbi vepren penale Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.