E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfekte edhe pa dietë

Gazeta Shqip

Ndodh që sapo mendoni ardhjen e verës filloni të shqetësoheni për pamjen tuaj fizike. Shumë prej jush, pasi kanë parë veten në pasqyrë dhe kilet që u ka lënë dimri, kanë filluar menjëherë një dietë, për të mos thënë shumë të tilla. Keni bërë mirë, fundja dëshironi të jeni sa më në formë apo jo! Por ne do tju sugjerojmë disa këshilla më të vlefshme, jo të mërzitshme dhe të lodhshme

Mirëqenie 

Si të përgatiteni për një formë të shkëlqyer pa asnjë dietë

mireqenia (1) mireqenia (2) mireqenia (3) mireqenia (4)

Pranvera, që dëshirojmë të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, sjell me vete shenjat e para të pushimeve të verës, dëshira për detin. Por për gratë shpërthen alarmi për të ashtuquajturën prova e kostumit, apo e rrobave të banjos. Është padyshim një lloj testi me veten e tyre, për të verifikuar sesa dimri ka ndikuar në formën e tyre fizike. Pak shëndoshje ekziston te të gjitha, prandaj vihuni punës për ta eliminuar në pak muaj, për të shkuar në plazh, sapo të fillojë vapa, pa asnjë lloj druajtjeje. Në këtë moment ju po mendoni se duhet të aplikoni një dietë të tërë për të arritur atje ku ju dëshironi? Ndoshta ju mund ta evitoni atë dietën e bezdisshme dhe të lodhshme, që do ti bëjë ditët tuaja më pak të gëzueshme. Por si? Ja disa këshilla, pa shumë sakrifica, për të arritur formën qysh ditën e parë të sezonit të plazhit për këtë vit.

Hani ushqime të stinës

Temperatura rritet dalëngadalë dhe jashtë sa vjen dhe bëhet edhe më nxehtë. Kështu që, jo pjata shumë të mbushura, ëmbëlsira, sheqerna dhe jo shumë erëza. Mbi tavolinë vendosni sa më shumë fruta dhe perime, hani shumë sallatë, përdorni peshkun, edhe atë të pjekur në zgarë, por gjithmonë me pak kripë dhe vaj. Uria do të vijë duke u ulur dhe ekuilibri nuk do të ndikohet aspak.

Pini shumë ujë

Mjekët këshillojnë që ta bëni shpesh këtë, të paktën të pini një litër ujë në ditë. Në mos kaq, të paktën pini ujë natyral, sepse ai i gazuari ju fryn. Evitoni pijet alkoolike, të pasura me shumë sheqer: gjithsesi një birrë do të ishte mirë, por e rëndësishme është të dish të ndalesh në kohë…

Bëni ushtrime fizike

Koha na e lejon: dedikojini një orë në ditë një vrapi të mirë në ajër të pastër (i bën mirë edhe procesit të oksigjenimit) dhe nëse koha jua lejon më tepër, pak palestër dhe not në pishinë do tju bënte akoma më mirë. Ajri i pastër mbetet zgjidhja më e shëndetshme për mirëqenien, qoftë fizike ashtu edhe psikologjike.

Kujdesuni për personin tuaj

Çfarë lidhje ka kjo me provën e kostumit? Përveç humbjes së kileve të tepërta, në plazh duhet të prezantoheni edhe të bukura, me një lëkurë të tonifikuar, të kuruar, të lëmuar, që shkëlqen nën rrezet e diellit. Po kështu, një prerje e re e flokëve zbukuron dhe kompleton qëllimin që dëshironi të arrini. Edhe kostumi i banjos duhet të zgjidhet me kujdes: ai duhet të jetë i përshtatshëm dhe, nëse është e nevojshme, të mbulojë ndonjë defekt që ju keni.

Të jeni alegro

Një buzëqeshje e bukur vlen shumë. Edhe pse forma fizike nuk mund të jetë 100 për qind perfekte, ju duhet të tregoheni alegro, të qeshura, të gëzuara, të sigurta te vetja, simpatike dhe ironike. Një mikja juaj ka një fizik perfekt dhe ju më pak? Bëni durim, mos e ktheni në një dramë, trishtimi do të përkeqësonte gjithçka. Fjala e duhur: jini pozitive!

Perfekte edhe pa dietë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›