E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, ekonomia ka arritur nivelin më të ulët

Ekonomia zvicerane, e goditur rëndë nga kriza ekonomike botërore, ka arritur tashmë nivelin më të ulët dhe pritet të rifillojë së shpejti rritjen, theksoi sot kreu i ekonomistëve në Sekretariatin e Shtetit për Ekonominë (Seco) në një intervistë për gazetën në gjuhën gjermane "Sonntag". "Nisem nga parimi që është arritur dyshemeja", shpjegoi Aymo Brunetti, ndërkohë që Konfederata hyri zyrtarisht në recesion në pranverë pas dy tremujorëve të rënies së Prodhimit të Brendshëm Bruto.
GDP-ja zvicerane ka rënë me 0,8 për qind në tremujorin e parë dhe 0,6 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2008. Megjithatë, ekonomisti e zbuti këtë konstatim, duke u shprehur: niveli i lartë i papunësisë: degradimi në frontin e punësimit do të vazhdojë dhe "papunësia pritet të arrijë një pikë kulminante gjatë dimrit të vitit 2010-2011", theksoi ai.
Numri i të papunëve në Konfederatë, vazhdoi të rritej në korrik, me 3,7 për qind të të papunëve kundrejt 3,6 për qind muajin e mëparshëm. Sipas parashikimeve të Seco-s, ai mendohet të arrijë në 3,8 për qind këtë vit dhe 5,5 për qind në vitin 2010 (ose rreth dyfishin e vitit 2008, 2,6 për qind). Zyrtari i Seco-s konfirmoi parashikimet për vitin për një rënie të rritjes ekonomike prej 2,7 për qind këtë vit dhe për një rimëkëmbje të lehtë prej 0,4 për qind në vitin 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›